Home / Lajme / Rajon / Genta Ismaili çon në gjykatë piratët

Genta Ismaili çon në gjykatë piratët

5 gusht-Të pandehurit në këtë rast janë Arboni, Gjilan, një distributor i muzikës në Kosovës dhe Albanote, nga Maqedonia, po ashtu shpërndarës i muzikës, të cilët lansuan katalogun muzikor dhe fotografitë të Genta Ismajlit të mbrotjura me të drejten e autorit, pa konsultim apoleje nga Genta Ismajli.

Goci Music Corporation, me bazë në Michigan,ShBA. e cila është e angazhuar në shpërndarjen e muzikës si dhe menaxhimin e biznesit muzikor të Genta Ismajlit, ka marrë shërbimet ligjore të firmës juridike First Legal Solutions me bazë në Kosovë për të mbrojtur katalogun muzikor të Genta Ismajlit, imazhin dhe paraqitjen nga keqpërdorimet në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e autorit.

Të pandehurit në këtë rast janë Arboni, Gjilan, një distributor i muzikës në Kosovës dhe Albanote, nga Maqedonia, po ashtu shpërndarës i muzikës, të cilët lansuan katalogun muzikor dhe fotografitë të Genta Ismajlit të mbrotjura me të drejten e autorit, pa konsultim apoleje nga Genta Ismajli.

I pandehuri i tretë është Albatrade, një shpërndarës i muzikës shqiptare që është duke reklamuar hitin e Genta Ismajlit “Guximi” si të përfshirë në një CD me përmbledhje të titulluar “hitet e verës”, kur në fakt kënga nuk është fare e përfshirë në CD. Ata gjithashtu janë duke përdorur imazhin e saj si dhe muzikën e lansuar më parë (panter i zi), pa leje nga Genta Ismajli.

Genta Ismajli
E bukur dhe simpatike, Genta reflekton karakter të fortë dhe ka një personalitet të mrekullueshëm dhe dinamik. Si një interpretuese “live” ajo komandon skenën, me një diapazon që mund të jetë i butë dhe i freskët ose i ashpër dhe plot pasion. është aftësia e saj unike dhe e mistershme që ka kapur zemrat dhe mendjet e publikut shqiptar dhe të publikut në rritje kudo. Ky Superstar ka ndërtuar një karrierë të fortë dhe të qëndrueshme në të gjithë zonat shqipfolëse të Evropës për tetë vite me radhë. Genta ka kapur vëmendjen e disa prej kompozitorëve dhe producentëce më të famshëm botëror si të gjyqtarës të American Idol, Kara DioGuardi, Billy Mann si dhe fituesit e cmimit Grammy, the Berman Brothers.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *