Home / Lajme / Maqedoni / Gjatë vikendit paralajmërime për valë të ngrohtë e fazës së parë, temperatura deri në 38 gradë celsius

Gjatë vikendit paralajmërime për valë të ngrohtë e fazës së parë, temperatura deri në 38 gradë celsius

20 gusht-Në përputhje me Planin aksional për parandalim të pasojave nga valët e ngrohta mbi shëndetin e popullatës në Republikën e Maqedonisë, institucionet shëndetësore në vend janë të gatshëm për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore të numrit eventual të rritur të pacientëve për shkak të ndikimit të temepraturave të larta, informon Ministria e Shëndetësisë.

Valë e ngrohtë me nivel të alertit 1 (faza e verdhë), nesër dhe pasnesër do ta kaplojë territorin e tërë shtetit, paralajmëroi Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Temperatura do të arrijë deri në 38 gradë.

Në përputhje me Planin aksional për parandalim të pasojave nga valët e ngrohta mbi shëndetin e popullatës në Republikën e Maqedonisë, institucionet shëndetësore në vend janë të gatshëm për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore të numrit eventual të rritur të pacientëve për shkak të ndikimit të temepraturave të larta, informon Ministria e Shëndetësisë.

Edhe më tej, siç theksohet në kumtesën, mbeten valide rekomandimet themelore për mbrojtjen e popullatës, siç janë shmangia nga ekspozimit të drejtëpërdrejtë në rrezet e diellit, shmangia e qëndrimit në hapësirë të hapur në periudhën prej orës 11 deri në orën 16, konsumimi i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, higjiena e duarve dhe mënyra higjienike e përgatitjes së ushqimit, si dhe marrja e rregullt e terapisë tek të sëmurit kronikë.

Përndryshe, vala e ngrohtë nga faza e parë ose e verdhë, siç sqarojnë nga DPHM-ja, është kur temperatura arrin deri në 38 gradë, gjegjësisht është jashtëzakonisht ngrohtë. Faza e portokalltë është faza e temperaturave të rrezikshme deri në 41 gradë, ndërsa faza e kuqe është katastrofike, deri në 43 gradë celsius

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *