Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata e Tetovës, më efikasja!

Gjykata e Tetovës, më efikasja!

18 gusht-Në fillim të vitit të kaluar në Gjykatën Themelore të Tetovës janë evidentuar 91178 lëndë, 55930 lëndë janë kryer, kurse për tu proceduar kanë mbetur edhe 35248 lëndë të tjera. Me këtë efikasitet, kjo gjykatë ka lënë pas gjykatat në Kavadar, Kratovë, Kriva Pallankë dhe Krushevë

Në kohën kur Maqedonia po merr kritika të ashpra nga Bashkimi Evropian për gjyqësinë, Gjykata Themelore e Tetovës është rekorder në mesin e gjykatave vendore për nga efikasiteti i zgjedhjes së lëndëve gjyqësore. Kreu i kësaj gjykate Hanif Zendeli, këtë e argumenton edhe me raportit të shpalosur para Gjykatës Supreme në muajin maj, ku Gjykata e Tetovës është llogaritur në mesin e gjykatave me efikase. Në fillim të vitit të kaluar në këtë gjykatë janë evidentuar 91178 lëndë, janë kryer 55930 lëndë, kurse për tu proceduar kanë mbetur edhe 35248 lëndë të tjera. Gjithsej lëndë të trashëguara nga e kaluar janë 46800 lëndë.

Në numrin e këtyre lëndëve bëjnë pjesë edhe lëndë të trashëguara nga viti 2008 dhe 2009, respektivisht 13032 dhe 8838 lëndë të pakryera. “Është fakt se Gjykata Themelore e Tetovës ka numër më të madh të lëndëve ekzekutuese. Janë 30755 lëndë të cilët duhet të kalojnë tek përmbaruesit ose noterët. Këta lëndë shumë shpejt do të kalojnë te këta dy institucione dhe gjykata do të lirohet shumë pasi që janë lëndë të cilët e rëndojnë në përgjithësi punën dhe funksionimin efikas të gjykatës”, thotë Hanif Zendeli, kryetar i Gjykatës Themelore në Tetovës.

Ndërkohë në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë të regjistruar 11441 lëndë, prej të cilëve 2383 janë zgjidhur, kurse 9058 ende presin zgjidhje. Prej numrit të përgjithshëm të lëndëve, 2419 janë lëndë të reja. Kreu i gjykatës në Tetovë thotë se me ndryshimet ligjore që u bënë në Këshillin Gjyqësor, Gjykata e Tetovës prej 32 gjykatës sa i kishte në dispozicion, tani ka 29, të cilët kujdesen për një rajon prej 200 mijë banorëve.

“Disa herë kam kërkuar edhe me shkrim nga Këshillit Gjyqësor që të rritet numri i gjykatësve në Tetovë, por përgjigje ende nuk ka marrë”, thotë Hanif Zendeli, kryetar i Gjykatës Themelore në Tetovës. Ndërkohë, nëse në Gjykatën Themelore të Tetovës është rritur efikasiteti, gjykatat në Kavadar, Kratovë, Kriva Pallankë dhe Krushevë, si më paefikaset, duhet të japin dyfishin e mundit të tyre për dallim nga të tjerët dhe të mundohen që deri në fund të vitit të zgjidhin lëndët e mbetura. Nuk do ta kenë lehtë as Gjykata Administrative dhe as Gjykata Supreme.

Të dyja duhet të përmirësojnë raportin e punës, pasi janë shfaqur rezultate negative. Problemi më i madh i Gjykatës Administrative është se punon me pak gjykatës, kurse ballafaqohet me numër të lartë të rasteve. Më ndryshimet e reja në punën e gjykatave, gjykatësit nuk do të kenë pushim pasi në kohën kur nuk do të zhvillohen seanca gjyqësore, gjykatësve do t’u rritet numri i lëndëve të cilët janë të obliguar që t’i kryejnë brenda një muaji. Kështu, në gjykatat themelore, në vend të 25 lëndëve me tematikë qytetare në muaj, gjykatësit duhet të zgjidhin 35 raste, kurse për lëndët me tematikë penale, në vend të 17, tani duhet të zgjedhin 34 lëndë. Gjykatat e qyteteve më të vogla nuk do ta kenë problem ti përmbushin kërkesat e reja. Sikurse në vitin 2009, edhe në vitin e kaluar gjykatat themelore Shkupi 1 dhe Shkupi 2 kanë patur më së shumti punë, por kanë zgjidhur nga aq lëndë sa të gjitha gjykatat tjera së bashku. Krahas, rregullave të tjera të punës së gjykatave para gjykatësve qëndron sfida si do ti zgjidhin rastet e rënda në mënyrë profesionale dhe pa presione politike. “Marimanga”, “Kampanja”, vrasja e Martin Neshkoskit, “Kreditë tajvaneze”, “Pjesët ushtarake të tankeve” janë në mesin e dhjetëra lëndëve gjyqësore më të zëshme. Me sfidën e njëjtë ballafaqohet edhe Gjykata e Apelit Shkup, e cila vendos pas ankesave të të gjithë të paditurve në rastet e krimit të organizuar. Në momentin kur ka hequr nga vetja gjysmë milioni lëndë, më së shumti për llogari të papaguara, gjykata Shkupi 2 do të ketë punë shtesë shtesë. Me heqjen e dënimeve në ligjin për banim gjykatave u hapet punë e re. Secili pronar i banesës në ndërtesë banesore mund të dërgojë propozim deri tek gjykatat kompetente themelore, të cilët do të vendosin se çfarë dënimi tu përcaktojnë banorëve të ndonjë ndërtese, të cilët nuk i kanë përmbushur obligimet.

Nëse dhe në çfarë mase do të rritet puna, do të varet nga ajo se sa kërkesa do të dorëzojnë qytetarët që jetojnë në ndërtesa për mbrojtjen e të drejtave. Në vitin 2010 në të gjitha gjykatat e Maqedonisë në procedurë kanë qenë 1.644.816 lëndë, prej të cilave 966.146 lëndë janë zgjidhur.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *