Home / Lajme / Maqedoni / GNK, politika e Gruevskit me pasoja për vendin

GNK, politika e Gruevskit me pasoja për vendin

13 gusht-Raporti i GNK-së ka vërejtur shumë lëshime edhe nga partitë politike shqiptare në pushtet sidomos në pjesën e punësimeve.
“Në masë të madhe është bërë politizimi i punësimit të të rinjve nëpër institucione dhe gjitha këto trende negative duhet të pengohen”, deklaroi Naim Rashidi, hartues i raportit të GNK-së.

Nacionalizmi në ngritje i komunitetit maqedonas i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, projektet etnocentrike si ‘Shkupi 2014’, janë pengesë kryesore për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe për pengimin e procesit integrues të vendit në BE dhe NATO. Kështu vlerësojnë hartuesit e raportit të fundit për Maqedoninë nga Grupit ndërkombëtar i krizave. Sipas këtij raporti, vitet e fundit Maqedonia ka bërë hapa pas në marrëdhëniet politike dhe në qeverisje në përgjithësi.
“Gjithë kjo qeverisje në këto 5 vitet e fundit ka qenë një lloj qeverisje etnocentrike e cila nuk është në frymën e MO-së. Do të thotë defektet rrjedhin nga forma e qeverisjes të cilat VMRO-ja i ka aplikuar në vend. Qeveria e sidomos kjo Qeveri që është formuar tash pas zgjedhjeve duhet të fokusohet në agjendën e reformave drejtë BE-së të cilat ndërtojnë një qeverisje më të mirë dhe përmirësojnë edhe më tutje marrëdhëniet ndëretnike, se për ndryshe trendi i udhëhequr këto vitet e fundit do të ketë konsekuenca për vendin”, deklaroi Naim Rashidi, hartues i raportit të GNK-së.
Ndërkohë edhe eksperti ndërkombëtar Daniell Server, bashkautor i raportit për Maqedoninë, nuk shprehet shumë optimist. Sipas tij, Qeveria ‘Gruevski’ sa më parë duhet ta zgjidhë kontestin rreth emrit, për t’i hapur perspektivat vendit.
“I kuptoj njerëzit në Maqedoni të cilat duan që Maqedonia të emërohet Maqedoni dhe nuk duan marrëveshje me Greqinë. Por integrimi në NATO dhe BE është çmim shumë i lartë i cili duhet të paguhet. Madje ky çmim i lartë, do të sjellë përfitime për këtë shtet”, u shpreh Daniell Server, hartues i raportit të GNK-së.
Raporti i GNK-së ka vërejtur shumë lëshime edhe nga partitë politike shqiptare në pushtet sidomos në pjesën e punësimeve.
“Në masë të madhe është bërë politizimi i punësimit të të rinjve nëpër institucione dhe gjitha këto trende negative duhet të pengohen”, deklaroi Naim Rashidi, hartues i raportit të GNK-së.
Në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Maqedoninë është vërejtur ngecje edhe në lirinë e mediave, në institucione dhe proceset demokratike në vend.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *