Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Nuk ka nevojë për vazhdim të afatit për legalizim të objekteve të ndërtuar pa leje

Gruevski: Nuk ka nevojë për vazhdim të afatit për legalizim të objekteve të ndërtuar pa leje

Deri dje, siç tha kryeministri, mbi 200 mijë familje kanë parashtruar kërkesa për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje, numër i cili në mënyrë të konsideruar është rritur, pasi disa ditë më herët ishte nën 100 mijë, po edhe në pajtim me mentalitetin tonë që punët të kryhen në momentin e fundit.

Nuk ka vazhdim të afatit për parashtrimin e kërkesës për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje. Qeveria nuk sheh nevojë për vazhdimin e afatit pas 3 shtatorit dhe u bën thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë ditët në vijim që ta bëjnë këtë. Sipas kryeministrit Nikolla Gruevski, nevojitet vetëm vullnet i atij që ka objekt të ndërtuar pa leje, të shkoj deri në komunën me të afërt dhe të parashtrojë kërkesë për legalizim.

Deri dje, siç tha kryeministri, mbi 200 mijë familje kanë parashtruar kërkesa për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje, numër i cili në mënyrë të konsideruar është rritur, pasi disa ditë më herët ishte nën 100 mijë, po edhe në pajtim me mentalitetin tonë që punët të kryhen në momentin e fundit.

Gruevski pret që gjatë ditëve të ardhshme të intensifikohet procesi i legalizimit dhe u bëri thirrje edhe një herë që deri më 3 shtator deri në ora 24, të gjithë ata që nuk kanë parashtruar kërkesë, të shkojnë deri te komuna më e afërt dhe ta bëjnë këtë.

Ai me këtë rast përmendi se mosparashtrimi i kërkesës për legalizim të objektit nuk do të thotë edhe mospagesë të tatimit të pronës.

“U paraqit mendimi se nëse nuk legalizohet objekti, nuk do të paguhet tatim, që nuk është e vërtetë. Tatimi paguhet edhe për objektet e legalizuar edhe ato të palegalizuara”, tha mes tjerash kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *