Home / Sport / Hasani assiston në fitoren e Maqedonisë

Hasani assiston në fitoren e Maqedonisë

Futbollisti i Shkëndijës së Tetovës Ferhan Hasani ka dhënë assistin për Goran Pandevin, në golin e vetëm dhe të fitores në miqësoren kundër Azerbajxhanit. Maqedonia nën drejtimin e ushtruesit të detyrës së seleksionuesit Boban Babunskit dhe me shumë forca të reja në formacion, ka treguar lojë të mirë duke marrë në fund fitoren që do të jetë një ‘injeksion’ i rëndësishëm psikologjik para sfidave kualifikuese.

Kombëtarja e futbollit të Maqedonisë më në fund arrin të gjejë fitoren. Po, po, nuk është shaka. Maqedonia fitoi të mërkurën 1:0 në fushë të Azerbajxhanit, duke arritur te triumfi pas thuajse një viti pauzë. Kombëtarja e Maqedonisë për herë të fundit kishte triumfuar më 8 Tetor të vitit të kalaur, kur mundi 0:2 Andorën në kualifikimet për Euro 2012. Më pas pasuan disfata 0:1 me Rusinë në kualifikime, barazimi pa gola me Shqipërinë në një ndeshje miqësore, para se të humbnin dy kontrolluese tjera me nga 1:0, kundër Kinës dhe Kamerunit. Në kualifikime erdhën dy disfata (2:1 dhe 0:2) nga Irlanda, për të sjellë më në fund gëzim duke mundur Azrbajxhanin. Kjo njëherit ishte ndeshja e parë pas largimit të seleksionuesit Mirsad Jonuz, ndërsa edhe pse Xhon Toshak është emëruar seleksionues i ri, ndeshja në fjalë u udhëhoq nga seleksionuesi i shpresave, Boban Babunski. Me shumë futbollistë të rinjë në formacion, Maqedonia u prezantua me lojë të mirë, duke qenë ekipi që vazhdimisht sulmonte portën kundërshtare. Pas pjesës së parë pa gola, në fraksionin e dytë Maqedonia gjeti golin e vetëm dhe të fitores. Ishte minuta e 57-të kur Popov egzekutoi gjatë një rivënie me duar, Hasani bukur në rrotullim vazhdoi për Pandevin, i cili me shkathtësi të madhe çoi topin në rrjetë. 1:0 për Maqedoninë, që në fund u tregua të jetë edhe rezultati final i takimit, megjithse të dyja përfaqësueset kishin mundësi për të shënuar. ‘Ishte një takim i mirë kontrollues, në të cilin dominuam dhe mendoj se me meritë morëm fitoren. Mundeshim të shënojmë fitore më bindëse, por më me rëndësi është loja e mirë e treguar. Unë personalisht mbetem i kënaqur me paraqitjen time dhe shpresoj që edhe në të ardhmen të kemi mundësi për të luajtur në kombëtare’, deklaroi pas ndeshjes futbollisti i Shkëndijës, Ferhan Hasani, i cili kundër Azerbejxhanit zhvilloi 85 minuta shumë të mirë, deri sa braktisi lojën pasi ndjeu dhembje në këmbë. Pas këtij takimi trajneri i ri i Maqedonisë, Xhon Toshak, pritet të ketë pasqyrë më reale rreth mundësive të kombëtares, para duelit me Rusinë më 2 shtator.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *