Home / Sport / Hasani: ‘Belgët ndryshuan kushtet në moment të fundit’

Hasani: ‘Belgët ndryshuan kushtet në moment të fundit’

‘T’ju them të drejtën unë duke dashur të jem korrekt deri në fund, nuk doja që përmes mediave t’i jepet shumë hapsirë gjithë asaj që ndodhi në Belgjikë.Pasi më deytruan, e them publikisht se unë dhe Shkëndija jemi viktimë e tentimit për manipulim dhe ne jemi pala e tradhëtuar’, sqaron detajet e bisedimeve Ferhan Hasani.

Saga rreth transferimit të Ferhan Hasanit në skuadrën belge FC Gent, ditëve të fundit u përcoll me komente dhe akuza të ndryshme. Pasi kohë më parë u paralajmërua se futbollisti i Shkëndijës ishte shumë pranë transferimit te skuadra belge, më vonë nga tabor i Gent-it akuzuan se Hasani në moment të fundit ka ‘ikur’ nga Belgjika, megjithse paraprakisht kishin arritur marëveshje për realizimin e transferimit. Megjithatë pas heshtjes disa ditore, më në fund reagon vetë futbollisti, i cili zbulon prapaskenat e bisedimeve me drejtuesit e Gent-it dhe ndërmjetësuesve (menaxherëve) shqiptarë. ‘T’ju them të drejtën unë duke dashur të jem korrekt deri në fund, nuk doja që përmes mediave t’i jepet shumë hapsirë gjithë asaj që ndodhi në Belgjikë. Mirëpo me që se edhe se mbajnë fjalën, edhe më akuzojnë, atëherë unë detyrohem të reagoj ndaj gjithë kësaj’, tha i indinjuar Ferhan Hasani, i cili të hënën është kthyer në Maqedoni dhe i është bashkangjitur Shkëndijës në seancat stërvitore, për të ruajtur formën para grumbullimit me Maqedoninë. ‘Pasi më deytruan, e them publikisht se unë dhe Shkëndija jemi viktimë e tentimit për manipulim dhe ne jemi pala e tradhëtuar. E vërteta qëndron kështu: Në Tetovë kishim bisedime me Qerim Likajn dhe Besim Reçin të cilët më ofruan kushte të caktuara. Ja për hir të së vërtetës po zbuloj se më ofruan 1 milion e 200 mijë euro neto për katër vite, të cilat unë parimisht i pranova. Me këtë marëveshje udhëtova për në Belgjikë, ku më priti ‘befasia’ e përgatitur. Atje doli se oferta e tyre ishte 800 mijë euro për katër vite, gjë që ishte e papranueshme, për dy arsye. E para se më ofruan shumë më pak se sa ishim marrë vesh në Maqedoni, ndërsa e dyta është se u ndjeva i ofenduar nga ndrimi i qëndrimit paraprak, në bazë të së cilës marëveshje udhëtova drejt Belgjikës’, sqaron detajet e bisedimeve Ferhan Hasani. Ai më tej shton se gjatë bisedimeve janë ndjerë keq, pasi belgët nuk kishin qasje të hapur. ‘Bisedimet i zhvillonim ndaras dhe më krijohej përshtypja sikur dikush provon të manipulohet. Menaxherët një herë biseduan me Idris Ibishin, më pas ndaras me mua, e më vonë këtë u’a ‘përcollën’ drejtuesve të Gent-it. Më vonë kishim edhe një takim të përbashkët, mirëpo unë kisha menduar se e rradhës ishte që të gjithë së bashku do të bisedonim dhe do të arrinim marrëveshjen përfundimtare. Tani kur kujtohem mirë del se ndoshta kishte tentim për të na manipuluar. Nuk dua të besoj në këtë, mirëpo me që se nuk e mbajtën fjalën dhe plus kësaj na akuzuan në media, atëherë del se ata kishin qëllime të këqija’, tha ‘Buba’ dhe shtoi. ‘Pasi vërejtëm se menxherët nuk ishin seriozë dhe ndruan marëveshjen paraprake, ne i njoftuam se do të largohemi nga Belgjika dhe se do të udhëtojmë drejt Dyseldorfit. Tani ndëgjoj se ne paskem ikur nga hoteli? Prej kujt të ikim se kuptoj? Mos vallë mungon ndoshta diçka në hotel dhe të na shpallin edhe vjedhës? Ju lutem, të jemi më serioz dhe të themi të vërtetën, pasi vendosën të dalin në media. Askush nuk fiton nga të gënjeshtrat dhe akuzat e pavërteta’, foli Hasani, duke kërkuar korektësi nga ndërmjetësuesit e bisedimeve. ‘Tani jam në Tetovë ku ushtroj me Shkëndijën, deri në grumbullimin në kombëtare. Më pas do të vendos për të ardhmen time. Falemenderoj kryesinë e klubit që më respekton maksimalisht dhe nuk hyn në bisedime me asnjë skuadër pa pëlqimin tim. Së shpejti do të ketë risi reth të ardhmes time dhe për këtë opinioni do të njoftohet në kohë’, përfundoi futbollisti më i miri në Maqedoni për sezonin e kaluar Ferhan Hasani.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *