Home / Lajme / Botë / HINA RABBANI KHARIN Bukuroshja dhe gjeneralët

HINA RABBANI KHARIN Bukuroshja dhe gjeneralët

5 gusht-Shumë ja shohin asaj për të madhe se deri në zgjedhjet e fundit, ajo ka qenë e mbrojtura e presidentit ushtarak të vendit, gjeneralit Pervez Mushara. Atëbotë ajo ishte sekretare shtetërore në ministrinë e Ekonomisë. Kur u vërejt se Musharafi duhej të largohej dhe se PPP-ja do të fitonte zgjedhjet e vitit 2008, Khar ndërroi taborin.

Për Hina Rabbani Kharin sfida më e rëndë erdhi qysh në javën e parë: ministrja e re e Jashtme e Pakistanit, sapo mori përsipër funksionin, u takua më ministrin e Jashtëm të Indisë, Somanahalli Mallaiah Krishna. Khar është 34 vjeçare, Krishna pothuajse dyfish më i vjetër, 79 vjeç. Në njërën anë fillestarja e papërvojë, që ka kryer menaxhimin e hoteleve, në anën tjetër juristi dhe diplomati me përvojë. Khar është femra e parë në Pakistan që ushtron këtë funksion.

Ajo gjatë ditëve të kaluara përjetoi në lëkurë të saj mosbesimin e të tjerëve, të cilët theksuan se ajo nuk është e aftë për të ushtruar këtë funksion. Në të gjithë artikujt në gazeta u nënvizua në veçanti mosha e saj. Kurrë nuk mungojnë artikujt për bukurinë e saj, e gjithashtu edhe për ndikimin e familjes së saj, e cila ka prona të shumta në jug të Pakistanit, në provincën Punjab. Disa pyesin drejtpërdrejtë: a i ka ajo ndonjë borxh familjes së saj? Çfarë roli ka luajtur pamja në karrierën e saj? Madje edhe meshkujt, të cilët nuk i janë të interesuar për politikën e Jashtme flasin për Kharin. A është e martuar? A ka fëmijë?

Emërimi i Kharit u bë në momentin, kur Pakistani po përballet me probleme të mëdha në fushën e politikës së Jashtme. Marrëdhëniet më SHBA-në, donatorin kryesor të Pakistanit, janë tronditur dhe kanë arritur pikën më të ulët, pas vrasjes së udhëheqësit të Al Qaedes, Osama Bin Ladenit, në qytetin e Abbottabadit. Por pse Hina Rabbani Khar? Pse një femër, në aftësitë e së cilës dyshojnë madje edhe kolegët e saj partiakë, nga radhët e Partisë Popullore të Pakistanit? “Ajo nuk di asgjë. Përveç kësaj, asaj i mungon edhe përkrahja në radhët e PPP-së”, tha një zyrtar i lartë i partisë.

Shumë ja shohin asaj për të madhe se deri në zgjedhjet e fundit, ajo ka qenë e mbrojtura e presidentit ushtarak të vendit, gjeneralit Pervez Mushara. Atëbotë ajo ishte sekretare shtetërore në ministrinë e Ekonomisë. Kur u vërejt se Musharafi duhej të largohej dhe se PPP-ja do të fitonte zgjedhjet e vitit 2008, Khar ndërroi taborin.

“Ajo dëshironte me çdo kusht që të ishte në qeveri”, thotë një senator, i cili gjithashtu i takon partisë PPP. Kur flitet për Kharin, shpesh përdoren edhe fjala oportuniste. Ekziston me gjasë edhe një sasi e zilisë, e ndërlidhur me dëshpërim, kur një femër e re tejkalon meshkujt. Në shkurt, ajo u ngrit në rangun e sekretares shtetërore, ndërsa ministri i Jashtëm, Shah Mahmood Qureshi, ra viktimë e tendosjes së marrëdhënieve me SHBAnë. Qureshi nuk deshi të dëgjojë për argumentet e Uashingtonit se agjenti i CIA-s, Raymond Davies, i cili kishte vrarë dy pakistanezë, gëzon imunitet diplomatik. Gjatë ristrukturimit të kabinetit, Qureshi nuk u morr më parasysh. Khar ishte paraparë të jetë zgjidhje kalimtare, deklaruan në ministri. Me të vërtetë? Zurtarët dhe politikanët qeshnin, kur shtrohej pyetja se a mund të emërohet Khar megjithatë ministre e Jashtme.

Tani hidhërimi është mjaft i dukshëm, si në ministri, ashtu edhe në radhët e PPP-së. “Ajo është emëruar, vetëm për arsye se është e hapur dhe miqësore”, deklaroi një zyrtar i lartë. Dhe ndoshta ka të drejtë, ngase pikërisht për këtë ishin të interesuar presidenti Asif Ali Zardari dhe kryeministri Yousouf Reza Gilani: që vendit dhe qeverisë së tyre t’i japin një fytyrë miqësore dhe të bukur. “Politika e jashtme e Pakistanit edhe ashtu hartohet në shtabin qendror të ushtrisë. Ne, diplomatët, jemi vetëm personel. Prandaj nuk është me rëndësi se kush e kryeson ministrinë”, thotë një zyrtar.

Khar është e martuar me industrialistin Feroze Gulzar, me të cilin ka dy vajza. Dhe për këtë martesë flitet sot në Pakistan. Martesa e saj ka qenë rezultat i dashurisë, ngase pjesa më e madhe e martesave në Pakistan aranzhohen nga prindërit. Gëzimi për një politikane përparimtare do të ishte i parakohshëm, në një shtet konservator si Pakistani. Ajo dëshiron të joshë edhe konservatorët. Në biografi në e saj, të botuar nga PPP, ndër të tjera thuhet:”Ajo nuk duron njerëzit, të cilët nuk krenohen për faktin se janë pakistanez. Ajo urren njerëzit, të cilët ndërrojnë emrat, aksentin, për t’u dukur si të huaj”. Nuk habit fare ky qëndrim i saj, i ministres së re të bukur të Jashtme në Pakistanin konservator, të dominuar nga gjeneralët.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *