Home / Lajme / Maqedoni / Hiqet pllaka përkujtimore e Karpallëkut

Hiqet pllaka përkujtimore e Karpallëkut

9 gusht-Ushtarët ishin vrarë disa ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, në një pritë të organizuar në autostradën Tetovë-Shkup, në vendin e quajtur Karpallëk.

Persona të panjohur mbrëmë kanë hequr sërish pllakën përkujtimore kushtuar dhjetë ushtarëve rezervistë të Ushtrisë së Maqedonisë, të vrarë gjatë konfliktit të vitit 2001.

Ushtarët ishin vrarë disa ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, në një pritë të organizuar në autostradën Tetovë-Shkup, në vendin e quajtur Karpallëk.

Në vendin e rënies së tyre, për të cilin sulm ishte akuzuar ish-UÇK-ja, ishte vendosur një pllakë përkujtimore, të cilën dje e vizitoi edhe kreu shtetëror me rastin e përkujtimit të rënies së tyre. Mirëpo, menjëherë pas përfundimit të ceremonisë përkujtimore, policia është njoftuar për heqjen e pllakës dhe se ajo është gjetur në kanalin përreth autostradës.

Policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe se ka ndërmarrë masat për hetimet e mëtejme, për gjetjen e autorëve të këtij akti. Kjo pllakë përkujtimore disa herë është thyer dhe shmangur nga ky lokalitet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *