Home / Sport / Huseini i kënaqur me ftesën në kombëtare

Huseini i kënaqur me ftesën në kombëtare

‘Kundër Napredokut luajtëm mirë dhe me fitoren bindëse treguam se disfatat nga Horizonti dhe Rabotniçki ishin vetëm ditë e keqe. Është normale që skuadra pas gjithë atyre sukseseve të njëpasnjëshme dhe paraqitjes në Evropë të ndjejë lodhje, por ne nuk kemi humbur besimin në cilësinë e skuadrës në asnjë moment. Sa i përket ftesës për në kombëtare jam shumë i lumtur dhe krenar dhe shpresoj që nëse me jepet rasti të dëshmoj se seleksionuesi nuk ka gabuar me vendimin për të më grumbulluar’, deklaroi mes tjerash mesfushori i Shkëndijës, Muhamet Huseini.

Pas një jave të tensionuar si pasojë e humbjes nga Rabotniçki, dy sukseset e fundit në Kupë dhe Kampionat kanë rriktheyr atmosferën në taborin ‘kuqezi’. Shkëndija pasi shpartalloi 7:0 Ohrid Loten në kuadër të Kupës së Maqedonisë, të dielën ishte në nivel edhe kundër Napredokut, duke marrë pikë maksimale pas triumfit 3:0. ‘Ne në asnjë moment nuk kemi humbur besimin në kuaalitetin tonë, pasi jemi të vetëdijshëm për potencialin e ekipit. Është normale kur skuadra humb rritmin dhe ndjenë krizë. Tani ne jemi kampionë dhe mediat rezultatet tona i shikojnë nga një prizmë tjetër dhe kutpohet se pas çdo dështimi presioni është më i madh’, tha në fillim mesfushori i Shkëndijës, Muhamet Huseini, i cili vlerësoi lartë paraqitjen me Napredokun, megjithse është i bindur se Shkëndija mundet edhe më mirë. ‘Treguam lojë të mirë dhe në momente shumë të bukur për sy, që kënaqte publikun e pranishëm në tribuna. Në momente kishim rënie, mirëpo mbrojtja në krye me portierin kreun shkëlqyeshëm punën, duke na mbajtur në avantazh. Më vonë përsëri vendosëm kontroll në teren dhe me administrim të shkëlqyeshëm morën atë që deshtëm’, shtoi Huseini, i cili fare para ndeshjes me Napredokun mësoi se është përfshirë në listën e seleksionuesit të përfaqësueses së Maqedonisë Xhon Toshak, për sfidat kualifikuese me Rusinë dhe Andorën. ‘Normal që jam shumë i kënaqur dhe krenar për ftesën që më është bërë. Të luash në përfaqësuese është dëshirë e çdo futbollisti dhe për këtë qëllim jam shumë i lumtur që do të grumbullohem’ u shpreh Huseini duke vijuar. ‘Të them të drejtën nuk e kam pritur, por vazhdimisht kam punuar me përkushtim dhe në fshehtësi kam besuar se një ditë do të ndodh. Tani realizohet ëndra ime dhe kjo më bën të besoj se mbase e bëj mirë punën time te Shkëndija’, sqaroi ‘Meti’, i cili së bashku me Hasanin janë dy futbollistët e Shkëndijës që do të grumbullohen me kombëtaren për sfidat e ardhshme eliminatore për Euro 2012. ‘Do të tentoj që nëse me jepet rasti të jap më të mirën nga vetja ime, për të bindur seleksionuesin se me të drejtë më ka bërë ftesë. Jam i vetëdijshëm se konkurenca në përfaqësuese është e madhe, ndërsa gjithashtu jam i vetëdijshëm se ne përveç vetes, prezantojmë edhe klubin dhe kombin tonë. Për këtë arsye jam i gatshëm të jap gjithçka, për të përfaqësuar me nder të gjithë shqiptarët’, përfundoi numri ‘22’ i Shkëndijës. Skuadra ‘kuqezi’ ndërkohë ka vijuar me përgatitjet e rregullta, pasi në fundjavë i pret derbi i madh lokal, ‘El Clasico’-ja e Tetoës, ku do të përballen Renova dhe Shkëndija.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *