Home / Lajme / Botë / I pushojnë nga puna, fitojnë llotarinë

I pushojnë nga puna, fitojnë llotarinë

13 gusht-Një ditë pasi 10 nga 18 punonjësit e “Smart Teknolloxhis” mësuan se nuk do të ishin më pjesë e kompanisë në Otaua të Kanadasë, fati krejt papritur i bëri një surprizë. Fituan llotarinë prej 7 milionë dollarësh kanadezë dhe secilit i takonte një shumë prej 400 mijë dollarësh.

“Jo çdo e keqe vjen për keq” thotë një shprehje e urtë.

Një ditë pasi 10 nga 18 punonjësit e “Smart Teknolloxhis” mësuan se nuk do të ishin më pjesë e kompanisë në Otaua të Kanadasë, fati krejt papritur i bëri një surprizë. Fituan llotarinë prej 7 milionë dollarësh kanadezë dhe secilit i takonte një shumë prej 400 mijë dollarësh.

Kompania njoftoi shkarkimin e 200 prej punëtorëve të saj. Fituesi i llotarisë, Kolin Willard që kishte punuar për shtatë vjet për “Smart Teknolloxhis” u shpreh i befasuar nga fitorja.

“Po shikoja numrat dhe pyeta dike të vinte dhe t’i shikonte sepse nuk isha i sigurt nëse po i lexoja siç duhet. I kisha fituar të gjithë numrat dhe nisa të dridhesha i tëri”, deklaroi Willard.

Megjithëse fituesit u shprehën realistë se shuma prej 400 mijë dollarësh nuk të bën të pasur, kjo histori do të mbetet mend gjatë sepse fitorja erdhi në një moment të vështirë.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *