Home / Lajme / Maqedoni / Ja pasuria e kryetarëve të komunave

Ja pasuria e kryetarëve të komunave

16 gusht-Një pjesë e kryekomunarve pasurinë e fshehin pas emrit të prindërve, duke mos paraqitur pothuajse asgjë në emrin e tyre, por edhe përkundër kësaj ato rezultojnë të pasur. Posedojnë toka, livadhe dhe pyje. Ka të tillë që udhëtojnë me Mercedesë dhe BMW dhe që shpenzojnë dhjetëra mijë euro për piktura artistike. Midis tyre mund të gjenden kryekomunarë që “peshojnë” me miliona euro dhe të tillë që jetojnë në fshat, por fëmijëve të tyre u kanë siguruar banesa në Kërçovë, Tetovë e Shkup

Kryetarët e komunave definitivisht janë njerëz ta pasur. Sipas të dhënave zyrtare, ka kryekomunarë që “peshojnë” me miliona euro dhe të atillë që jetojnë në fshat, por që fëmijëve të tyre u kanë siguruar banesa në Kërçovë, Tetovë dhe Shkup. Duke u bazuar në të dhënat e prezantuar në listat anketuese, mund të konstatohet se kryekomunari më i pasur është Petre Llatinovski, që udhëheq me Komunën e Butelit, ndërsa kolegu i tij Izet Mexhit rezulton të jetë pa shtëpi. Një pjesë e kryekomunarve pasurinë e fshehin pas emrit të prindërve, duke mos paraqitur pothuajse asnjë në emrin e tyre, por në përgjithësi ato janë njerëz të pasur. Posedojnë toka, livadhe dhe pyje dhe të tillë që udhëtojnë me Mercedesë dhe BMË dhe që shpenzojnë dhjetëra mijë euro për piktura artistike.

Sadi Bexheti dhe Rufi Osmani

Kryetari i Tetovës, Sadi Bexheti, nuk figuron në listën e funksionarëve publik që kanë paraqitur pasurinë në Komisionin shtëtëror të antikorrupsionit. Kryetari i Gostivarit, Rufi Osmani, në listën anketuese si pronë të përbashkët ka paraqitur një shtëpi në fshatin Çajle që shtrihet në 200 metra katrorë dhe që kushton 2.1 milionë denarë. Gjithashtu ka paraqitur edhe një hapësirë afariste në të njëjtin fshat që shtrihet në 400 metra katrorë dhe kushton 10 milionë denarë. Si pronë e tij figuron edhe një tokë bujqësore që shtrihet në 5 mijë metra katrorë, e vlerësuar në milion denarë. Njeriu i parë i RDK-së posedon një Polo Klasik që i kushton 5.5 milionë denarë, ndërsa posedon edhe aksione dhe si honorar çdo vit merr nga 2.5 milionë denarë.

Në Pro Credit Bank ka një depozitë prej rreth 15 mijë eurosh. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Komisionit antikorrupsion, mund të arrihet në konstatimin se një nga kreyekomunarët më të varfër është Izet Mexhiti, i cili udhëheq me komunën e Çairit. Ai në listën anketuese në emrin e tij ka paraqitur vetëm një veturë të tipit Pezho, që kushton rreth 12 mijë euro. Megjithëse në emrin e tij Mexhiti nuk ka paraqitur asnjë copë toke, sipas të dhënave zyrtare, prindërit e tij kanë një shtëpi pushimi në fshatin Semnishtë, që është vlerësuar në 10 mijë euro, por edhe një tjetër shtëpi prej 70 metra katrore në Shkup, e cila kushton 3 milionë denarë.

Ramiz Merko dhe Izet Mexhiti

Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, sipas të dhënave zyrtare, gjendet në grupin e kryekomunarëve më të pasur. Ai në emrin e tij ka regjistruar një hapësirë afariste në Strugë, që shtrihet në 1 mijë e 200 metra katrore dhe kushton 280 mijë euro. Në emrin e Merkos figuron edhe një shtëpi luksoze në Strugë, shtëpia e tij ëshët me sipërfaqe prej 400 metra katrore dhe është versuar në 200 mijë euro. Po ashtu Merko në Strugë posedon edhe një tokë me sipërfaqe prej 4 mijë metra katrore, e cila është vlerësuar në 80 mijë euro. Përveç tokës, shtëpisë dhe hapësirave afariste Merko në emrin e tij ka regjistruar edhe 12 mijë metra katrore pyje që gjenden në fshatin Radozhdë. Krahas pasurisë së majme të paluajtshme, familja e Merkos është e pajisur mirë edhe me automjete. Vet kryetari i komunës së Strugës udhëton me Mercedes, ndërsa fëmijët e tij kanë një xhip Tojota dhe një Mercedes tjetër. Ndër të tjerash, sipas të dhënave zyrtare, në familjen e Ramiz Merkos vetëm nga qiratë çdo vit derdhen rreth 10 mijë euro.

Argëtim Fida dhe Bastri Bajrami

Kolegu i tij që udhëheq me komunën e Dibrës, Argëtim Fida, rezulton të jetë në gjendje të mirë financiare. Përveç të ardhurave të larta mujore që derdhen çdo muaj në familjen e rij, të cilat kalojnë mbi 1300 euro, ai në listën anketuese si pronë personale ka paraqitur një shtëpi me hapësirë afariste në Dibër, që shtrihen në një sipërfaqe prej 240 metra katrore dhe është vlerësuar në rreth 7.7 milionë denarë. Në fshatin Konjare të Dibrës posedon mbi 1 mijë e 700 metra katrorë tokë, ndërsa një tjetër truall i tij që gjendet në të njëjtin fshat shtrihet në një sipërfaqe prej 7 mijë e 800 metra katrorë.
Ai gjithashtu ka një pemëtore me sipërfaqe prej 3 mijë e 500 metra katrorë, e cila është vlerësuar në rreth një milion denarë. Në emrin e Fidës figuron edhe një garazh e vogël në Dibër, ndërsa në emrin e të shoqes ka regjistruar disa automjete. Ndër të tjerash në familjen e Fidës derdhen edhe dhjetëra mijë euro në vit nëpërmjet veprimtarisë bujqësore. E shoqja e tij në banka është duke kursyer rreth 6 mijë euro, ndërsa të njëjtën shumë e ka marrë si kredi. Gjithashtu, në emrin e Fidës figuron një kredi prej 1.2 milionë denarë. Kryetari i komunës së Haraçinës, Bastri Bajramisi, si pronë personale ka paraqitur tokë bujqësore në Vizbeg, me sipërfaqe prej rreth 2.700 metra katrorë, e vlerësuar në rreth 5 milionë denarë. Po aty ka edhe një tjetër tokë me sipërfaqe prej 770 metra katrorë, që kushton mbi 1.4 milionë denarë.

Toka e tij e tretë që gjendet në të njëjtën lagje të Shkupit shtrihet në 245 metra katrorë dhe kushton rreth gjysmë milion denarë. Përveç tokës personale, kryetari i Komunës së Haraçinës si pronë të përbashkët ka paraqitur rreth 3.900 metra katror tokë, e cila gjithashtu gjendet në Vizbeg dhe është vlerësuar në mbi 7.1 milionë denarë. Si pronë të përbashkët, ai në listën anketuese ka paraqitur edhe një objekt që shtrihet në 3.390 metra katror dhe është vlerësuar në 6.2 milionë denarë. Si pronë e përbashkët e Bastri Bajramit figuron edhe shtëpia e tij në Vizbeg, e cila shtrihet në 115 metra katrore dhe kushton 2.1 milionë denarë. Ndërkaq, si pronë personale, ai ka paraqitur oborrin me sipërfaqe prej 140 metra katror, që është vlerësuar në 4.3 milionë denarë. Përveç tokave në Vizbeg, kryetari i Komunës së Haraçinës ka tokë edhe në lagjen e Nerezit.

Në këtë lagje, ai posedon rreth 3.500 metra katror tokë, e cila kushton 4.2 milionë denarë. Si pronë personale, Bastri Bajrami posedon edhe një banesë në Shkup prej 82 metra katrore, por edhe një shtëpi me oborr me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 120 metra katrorë. Gjithashtu, Bajrami posedon edhe disa prona të tjera me sipërfaqe më të vogël, por edhe një shtëpi pushimi në Kodrën e Diellit, e cila kushtin mbi 3 milionë denarë.

Hazbi Idrizi dhe Enver Pajaziti

Kryetari i Komunës së Bogovinjës, Hazbi Idrizi, në listën anketuese që e ka parashtruar pranë Komisionit të antikorrupsionit ka paraqitur një shtëpi në Bogovinjë që i kushton 4 milionë denarë, një tokë ndërtimi me sipërfaqe prej një mijë metra katrore që kushton 6 milionë denarë dhe një tokë bujqësore që është vlerësuar në 3.5 milionë denarë. Idrizi gjithashtu ka marrë 5 mijë euro kredi. Kryetari i komunës së Brvenicës, Enver Pajaziti, gjendet midis kolegëve të tij me më shumë tokë. Sipas të dhënave zyrtare, ai në Tetovë posedon një truall me sipërfaqe prej 1 mijë e 500 metra katrore, i cili kushton 1 milion e gjysmë euro ose rreth 92 milionë denarë.

Si pronë të përbashkët Pajaziti ka paraqitur 2 hektarë tokë në Çellopek, e cila është vlerësuar në 6 milionë denarë. Në emër të fëmijëve kryetari i komunës së Brvenicës ka paraqitur një shtëpi pushimi prej 60 metra katrore në Kodrën e Diellit, e cili kushton 3 milionë denarë. Ai udhëton me dy vetura. Në emrin e tij figuron një BMV që ëshët vlerësuar në rreth 2 milionë denarë dhe një Volksvagen Passat që kushton 1.6 milionë denarë. Gjithashtu, Pajaziti rezulton të ketë marrë edhe një kredi bankare në shumë prej 500 mijë euro.

Fatmir Dehari, Isen Asani, Fati Iseni dhe Bajram Kadrija

Kreu i Komunës së Osllomesë, Fatmir Deahari, posedon shtëpi në fshatin Sërbicë që kushton 4 milionë denarë dhe tokë bujqësore prej 20 mijë metër katrorë. Ndërsa në emrin e prindërve të tij figuron një shtëpi në fshatin Sërbicë prej 120 metra katrorë, që kushton 8.5 milionë denareve. Ka dy vetura, një Fiat dhe Jugo, ndërsa rroga e tij mujore arrijnë rreth 900 euro. Krytari i Tearcës Isen Asani ka paraqitur tokë bujqësore prej 375 metra katrorë në fshatin Dobrosht, kurse kreu i Studeniçanit Fati Iseni në emër të prindërve ka paraqitur shtëpi që kushton 6 milionë denarë si dhe tokë bujqësore prej 13.500 metra katrorë dhe që është vlerësuar në 2 milionë denarë. Po në emër të prindërve, në Studeniçan figuron një hapësirë afariste që kushton 1 milionë denarë. Në emër të prindërve ka paraqitur një banesë në Tetovë, që kushton mbi 3 milionë denarë.
Kurse në emër të tij figuron vetëm një veturë Volsfagen Polo në vlerë prej 5 mijë erosh. Bajram Kadrija, kryetari i komunës së Vrapçishtit, në emër të prindërve në listën anketuese ka paraqitur një shtëpi në Vrapçisht që kushton 12 milionë denarë, një tokë bujqësore që shtrihet në mbi 500 metra katrore dhe një tjetër tokë që shtrihet në një mijë metra katrore. Po në emrin e prindërve ai ka paraqitur edhe një tokë me sipërfaqe prej 2 mijë e 600 metra katrore, ndërsa në emrin e bashkëshortes së tij figuron një tokë që shtrihet në mbi 3 mijë metra katrore. Njësoj si kolegu i tij i komunës së Brvenicës, Kadrija udhëton me një BMW.

Fatmir Izairi, Musli Musliu dhe Sadulla Duraku Kryetari i Komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi, është një nga kryekomunarët me pasuri të madhe të paluajtshme. Ai në listën anketuese ka paraqitur nj shtëpi luksoze në fshatin Zhelinë, e cila shtrihet në 400 metra katrore dhe kushton 11.6 milionë denarë. Në të njëjtin fshat ai posedon një hapësirë afariste prej 840 metra katrore, që është vlerësuar në 7.8 milionë denarë, një tokë në të cilën është ndërtuar objekt, e cila kushton 15.6 milionë denarë dhe shtrihet në 4 mijë e 400 metra katrore, por edhe një tokë të ngjashme që kushton 3.2 milionë denarë. Një tjetër tokë në Zhelinë që figuron në emrin e Izairit shtrihet në 4 mijë metra katrore dhe kushton rreth 2 milionë denarë. Gjithashtu, në emrin e kryetarit të komunës së Zhelinës rezulton të jetë marrë një kredi në shumë prej rreth 14 milionë denarë.

Ndër të tjerash Fatmir Izairi posedon edhe pajisje mjekësore dhe laboratorike që kushtojnë rreth 500 mijë euro. Kolegu i tij që mban karrigen e parë të komunës së Zajazit, ?usli Musliu, për vete jeton në fshat, por fëmijëve u ka blerë banesë dhe hapësira afariste në Kërçovë. Sipas të dhënave të prezantuara në pistën anketuese, ai në emrin e tij ka paraqitur nj shtëpi në fshati Greshnicë, e cila kushton 1.5 milionë denarë. Ai në të njëjtin fshat si pronë të përbashkët ka paraqitur një tokë me sipërfaqe prej 3 mijë e 400 metra katrore që kushton 3 milionë denarë, ndërsa në emër të fëmijëve ka paraqitur nj banesë prej 158 metra katrore në Kërçovë, e cila është vlerësuar në 3.7 milionë denarë.

Në emrin e fëmijëve kryetari i Zhelinës ka paraqitur edhe një hapësirë afariste në Kërçovë, me vlerë 1.8 milionë denarë. Ndërkaq, një tjetër banesë që është regjistruar në emrin e fëmijëve të kryekomunarit Musliu shtrihet në 110 metra katrore dhe gjendet në Tetovë. Ajo vlerësohet në 2.6 milionë denarë. Kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku, në emrin e tij nuk ka regjistruar asnjë copë toke. Ai në listën anketuese ka paraqitur vetëm të ardhurat mujore në shumë prej 900 euro në muaj, 10 mijë euro që i ka fituar gjatë qëndrimit në Austri dhe nj Audi A4 që kushton 1.1 milion denarë.

Megjithatë të dhënat zyrtare bëjnë të ditur se e gjitha pasuria e paluajtshme e Durakut figuron në emrin e prindërve të tij. Ato në fshatin Likovë posedojnë 2 hektarë tokë, një oborr me sipërfaqe prej 700 metra katrore dhe një tjetër tokë me sipërfaqe prej 400 metra katrore. Ndërkaq, shtëpia e prindërve të kryekomunarit Duraku shtrihet në 410 metra katrore dhe kushton rreth 4.3 milionë denarë. Në emrin e prindërve të Durakut është regjistruar edhe një tjetër shtëpi me sipërfaqe prej 260 metra katrore, që kushton rreth 1.6 milionë denarë. Po në emrin e prindërve të Durakut figurojnë edhe një traktor dhe pajisje të tjera bujqësore.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *