Home / Lajme / Maqedoni / Janakieski: Janë dorëzuar gjithsej 219.331 kërkesa për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, nuk ka vazhdim të afatit

Janakieski: Janë dorëzuar gjithsej 219.331 kërkesa për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, nuk ka vazhdim të afatit

31 gusht-Janakieski theksoi se ndërtimet të cilat kanë filluar pas 3 marsit të këtij viti, kur hyri në fuqi Ligji për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë joligjore, ndërsa për të cilat eventualisht do të dorëzohej kërkesë për legalizim, do të trajtohet si vepër penale. Një shembull të këtillë ka pasur me komunën e Aerodromit ku inspeksioni ka dorëzuar mbi 20 paraqitje për ndërprerjen e ndërtimit.

Në të gjitha komunat në Maqedoni deri dje janë dorëzuar gjithsej 219.331 kërkesa për legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, ndërsa administratat komunale tani më kanë dhënë 6.118 vendime për legalizim, njoftoi sot në konferencë për shtyp ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, tre ditë para skadimit të afatit ligjor për dorëzimin e kërkesave.

“Kjo është mundësi e fundit për qytetarët të cilët janë prekur nga kjo çështje të munden një herë e përgjithmonë ta zgjidhin dhe të fillojnë procedurë për të dëshmuar pronësinë. Vazhdim të afatit nuk do të ketë”, theksoi Janakieski, duke apeluar qytetarët ta shfrytëzojnë mundësinë për dorëzimin e kërkesave deri në afatin përfundimtar.

Duke e marrë parasysh faktin mbetën edhe tre ditë për dorëzimin e kërkesave, Janakieski apeloi deri te kryetarët e komunave të punojnë me kapacitetet e tyre të plota që t’u dilet në ndihmë numrit të zmadhuar të kërkesave ditëve të fundit. Të shtunën, më 3 shtator, kur skadon afati, komunat, sipas ministrit, duhet të punojnë deri në mesnatë.

Sipas Janakieskit, nëse dikush hamendet nëse shtëpinë e ka të ndërtuar pa leje ose nuk duhet të dorëzojë kërkesë pasi që, siç tha, për periudhën e fundit për ndërtimet pa leje do të zbatohen dispozitat nga Ligji për ndërtim në pajtim me të cilat këto objekte duhet të mënjanohen.

“Gjithashtu, ka raste ku vetëm një pjesë e objektit është regjistruar në kadastrën dhe prandaj është mirë qytetarët të bëjnë kontroll dhe të dorëzojnë kërkesë përkatëse në bazë të të dhënave të marra”, sqaroi Janakieski.

Deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si kompetente për legalizimin e objekteve të kategorisë së parë janë dorëzuar 2.000 kërkesa për përcaktimin e statusit juridik të objekteve shtetërore. Nga mbi 300 ndërtimet pa leje në gjithë shtetin, rreth 220 mijë janë në rajon ndërtimor, ndërsa 80 mijë në tokë bujqësore. Në bazë të kësaj një pjesë e atyre 300 mijë objekte ilegale do të legalizohen në bazë të Ligjit për tokë bujqësore.

Janakieski theksoi se ndërtimet të cilat kanë filluar pas 3 marsit të këtij viti, kur hyri në fuqi Ligji për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë joligjore, ndërsa për të cilat eventualisht do të dorëzohej kërkesë për legalizim, do të trajtohet si vepër penale. Një shembull të këtillë ka pasur me komunën e Aerodromit ku inspeksioni ka dorëzuar mbi 20 paraqitje për ndërprerjen e ndërtimit.

Për të filluar procedurë për legalizim, sipas Janakieskit, është e mjaftueshme të dorëzohet kërkesë deri te komuna kompetente e cila është e thjeshtë për t’u plotësuar. Në shtojcë duhet të bashkëngjiten tri dokumente: vërtetimi për shtetësi ose fotokopje nga letërnjoftimi, dëshmi për kyçje në infrastrukturën komunale, gjegjësisht llogari për shërbime publike dhe elaborim gjeodet për përcaktimin e gjendjes faktike të objektit pa leje. Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *