Home / Lajme / Maqedoni / Janakieski: Legalizim falas i ndërtimeve pa leje për familjet e rrezikuara sociale

Janakieski: Legalizim falas i ndërtimeve pa leje për familjet e rrezikuara sociale

27 gusht-“Kjo do të thotë se dispozita për pagesë 1 euro për metër katror të objektit të ndërtuar ilegalisht nuk do të vlejë për familjet sociale. Pronarët nëse parashtrojnë kërkesë për legalizim të ndërtimit pa dokumenta do të marrin vendim për statusin juridik të objektit falas, pa e paguar kompensimin që edhe më tej vlen për të gjithë pronarët tjerë të ndërtimeve pa leje”, theksoi Janakieski.

Familjet e rrezikuara sociale do të lirohen nga pagesa e kompensimit komunal për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski në Vallandovë, ku e vizitoi sektorin në komunë, në të cilën pranojnë kërkesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

“Kjo do të thotë se dispozita për pagesë 1 euro për metër katror të objektit të ndërtuar ilegalisht nuk do të vlejë për familjet sociale. Pronarët nëse parashtrojnë kërkesë për legalizim të ndërtimit pa dokumenta do të marrin vendim për statusin juridik të objektit falas, pa e paguar kompensimin që edhe më tej vlen për të gjithë pronarët tjerë të ndërtimeve pa leje”, theksoi Janakieski.

Kryetari i komunës së Vallandovës, Nikollçe Çurlinovski informoi se në muajt e fundit janë parashtruar kërkesa për legalizim të 398 objekteve të ndërtuara pa leje, ndërsa për 48 objekte janë marrë vendime për legalizim.

Komuna punon me orar të vazhduar të punës prej orës 8 deri në ora 16 dhe prej 18 deri në orën 20, përfshirë edhe ditët e shtuna me qëllim që të pranohen kërkesat e qytetarëve të interesuar për legalizim të ndërtimeve me pa leje

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *