Home / Lajme / Maqedoni / Janakieski u bëri thirrje kryetarëve të komunave t’i kyçin kapacitetet për zgjidhjen e kërkesave për legalizimin e objekteve pa leje

Janakieski u bëri thirrje kryetarëve të komunave t’i kyçin kapacitetet për zgjidhjen e kërkesave për legalizimin e objekteve pa leje

26 gusht-Në letër Janakieski e përshëndet vendimin e një pjese të komunave me qëllim të punës me dy turne, si dhe vizitat në terren dhe takimet personale prej dere në derë me qëllim që të njoftohen qytetarët për rëndësinë e ligjit dhe për pasojat për ata të cilët nuk do t’i shfrtëzojnë përfitimet nga ligji.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski sot dërgoi letër deri te kryetarët e komunave në të cilën apelon të kyçen të gjitha kapacitetet me qëllim që t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe të pranohet secila kërkesë e pranuar për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

“Procesi për zgjidhjen e çështjes me objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme është pjesë e rëndësishme e numrit të madh e zgjidhjeve dhe aktiviteteve të cilat në periudhën e kaluar i ndërmorëm, me qëllim të zgjidhjes së çështjeve nga fusha e urbanizmit dhe ndërtimtarisë. Megjithatë, çështja me objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme është çështje të cilën deri më tani qindra mijëra qytetarë në vend, të cilët tani kanë mundësi historike një herë e përgjithmonë ta zgjidhin këtë çështje. Njësitë për vetëqeverisje lokale janë segment kyç në implementimin e dispozitave nga Ligji për veprim me objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Pikërisht për këtë, në pritje të afatit të fundit ligjor për dorëzimin e kërkesave për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga ana e qytetarëve të cilët janë të prekur nga kjo çështje, apeloj t’i kyçni të gjitha kapacitetet e juaja, me qëllim që t’u dilet në ndihmë dhe të pranohet çdo kërkesë e arritur deri në afatin e fundit”, thuhet në letrën e dërguar deri te kryetarët e komunave.

Në letër Janakieski e përshëndet vendimin e një pjese të komunave me qëllim të punës me dy turne, si dhe vizitat në terren dhe takimet personale prej dere në derë me qëllim që të njoftohen qytetarët për rëndësinë e ligjit dhe për pasojat për ata të cilët nuk do t’i shfrtëzojnë përfitimet nga ligji.

“Shfaq shpresën se bashkë do të arrijmë në implementimin e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe të gjithë bashkë do të kontribuojmë që ky proces të ketë sukses, e me këtë t’i zgjedhim çështjet nga sfera e banimit dhe urbanizmit të një numri të madh të qytetarëve, me çka do të vendosim pasqyrë të qartë urbane në territorin e Republikës së Maqedonisë”, thekson ministri Janakieski.

Sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, nga hyrja në fuqi e Ligjit për veprim me ndërtime të ndërtuara në mënyrë të paligjshme më 3 mars të këtij viti deri dje në të gjitha komunat në Maqedoni janë dorëzuar gjithsej 149.101 kërkesa për legalizimin e objekteve, ndërsa gjithsej janë zgjidhur 5.620 lëndë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *