Home / Lajme / Maqedoni / Johanes Raindël drejtor i ri i përgjithshëm ekzekutiv i EVN Maqedoni Holding

Johanes Raindël drejtor i ri i përgjithshëm ekzekutiv i EVN Maqedoni Holding

23 gusht=Ofner, mandati i të cilit pas më shumë se pesë vjet skadon në muajin shtator të këtij viti, është emëruar drejtor i përgjithshëm i financave në Aeroportin ndërkombëtar Vjena.

Johanes Raindël është drejtori i ri ekzekutiv i përgjithshëm i EVN Maqedoni Holding. Vjen në vendin e Ginter Ofner, i cili largohet nga ky funksion.

Ofner, mandati i të cilit pas më shumë se pesë vjet skadon në muajin shtator të këtij viti, është emëruar drejtor i përgjithshëm i financave në Aeroportin ndërkombëtar Vjena.

“Jemi falënderues se në përvojën dhe përkushtimin e tij në Maqedoni dhe të qytetarët e saj, Ginter Ofner dha kontribut ndaj transformimit të suksesshëm të EVN Maqedoni dhe ndaj lidhjeve pozitive të cilat EVN-ja si një kompani austriake do të mund t’i ndërtojë me shoqërinë e Maqedonisë. Madje edhe në situata më të vështira ai asnjëherë nuk e humbi optimizmin dhe përkushtimin që ta bëjë EVN Maqedoninë një tregim të suksesshëm si për EVN-në ashtu edhe për Maqedoninë”, deklaroi Shtefan Shishkovic, anëtar i Bordit drejtues të EVN-së.

Shishkovic është i bindur, siç thekson se Raindël, i cili ka përvojë shumëvjeçare në energjetikë dhe menaxhment me rrjete distribuive për energjinë elektrike, në mënyrë të suksesshme do ta vazhdojë punën e tij.Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *