Home / Lajme / Maqedoni / KALENDARI ASTRONOMIK

KALENDARI ASTRONOMIK

Koha e iftarit

29 gusht

Në Shkup, koha e iftarit (akshami), sot është në orën 19 e 23 minuta.

Koha e iftarit në Prilep dhe Kumanovë fillon një minutë më herët, në Veles dy minuta më herët, Shtip tre, në Koçan – katër, në Strumicë dhe Vallandovë – pesë, ndërsa në Dellçevë gjashtë minuta më herët.

Në krahasim me Shkupin, iftari në Resnjë dhe Manastir fillon një minutë më vonë, në Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë – dy minuta, ndërsa në Ohër, Dibër dhe Strugë – pesë minuta më vonë

Sot është e hënë, dita e 241-të e vitit 2011. Deri në fund të vitit mbeten edhe 125 ditë.

Dita zgjat 13 orë e 20 minuta.

Dielli në Shkup lind në orën pesë e 54 minuta, ndërsa perëndon në orën 19 e 14 minuta.

Hëna lind në orën gjashtë e 13 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 19 e tre minuta.

PARASHIKIMI I MOTIT

Në Maqedoni do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira mesatare lokale, ndërsa do të fryj edhe erë e dobët nga drejtimi verior dhe verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 28 deri 34 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë temperatura do të jetë rreth 16 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës deri 32 gradë Celsius.
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale të vendit po zhvillohet normalisht pa ndalesa, nëpër rrugë të pastërta dhe të thata.

LAMM shoferëve u rekomandon që të jenë të kujdesshëm, të përshtasin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor.

Kujdes i posaçëm nëpër gryka dhe qafa malore, ku ka paraqitje të shpeshta të shembjeve të imëta. Kjo posaçërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë – Veles, Demir Kapi – Udovë dhe Gostivar – Mavrovë – Dibër – Strugë.

Nga 12.08.201 filloi rikonstruimi i autostradës E-75 nga Katllanova deri në Veles. Në shumë vende do të kryhen punime në rrugë, asfaltim dhe riparime të tjera në rrugë, për çka do të vendoset sinjalizim i duhur për qarkullim. Rekomandim për shoferët të cilët do ta shfrytëzojnë këtë drejtim rrugor të jenë kryesisht të kujdesshëm, ta ulin shpejtësinë e vozitjes, sepse në shumë vende do t’i pret lëvizje e punëtorëve dhe makina ndërtimore.

Intensiteti i komunikacionit në orët e mëngjesit është zmadhuar në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane.

Në vendkalimet kufitare ka frekuentim të zmadhuar të lëvizjes, por nuk ka pritje më të gjata nga ato të nevojshmet për kryerjen e formaliteteve të nevojshme doganore, si për hyrje ashtu dhe për dalje nga vendi.

LAMM SHËRBIME – Shërbimi për ndihmë dhe informacione në rrugë (02) 15 555

KALENDARI ISLAMIK

Koha e iftarit

29 gusht

Në Shkup, koha e iftarit (akshami), sot është në orën 19 e 23 minuta.

Koha e iftarit në Prilep dhe Kumanovë fillon një minutë më herët, në Veles dy minuta më herët, Shtip tre, në Koçan – katër, në Strumicë dhe Vallandovë – pesë, ndërsa në Dellçevë gjashtë minuta më herët.

Në krahasim me Shkupin, iftari në Resnjë dhe Manastir fillon një minutë më vonë, në Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë – dy minuta, ndërsa në Ohër, Dibër dhe Strugë – pesë minuta më vonë.
NË DITËN E SOTME

29 gusht (MIA)

1350. -Në Luftën njëqind vjeçare, ushtria spanjolle mund atë angleze në betejën e Uinchelsea.

1809. – Vdiq juristi i njohur amerikan Oliver Wendell Holmes.

1825. – Pavarësia e shtetit brazilian nën mbikqyrjen e Pedros, njihet nga Portugalia.

1871. – Lindi Albert Lebrun, presidenti i 14-të i Francës nga viti 1932-1940.

1885. – Gottlieb Daimler merr patentën për krijimin dhe ndërtimin e motoçikletës së parë.

1902. – Lindi në Korçë njëri prej pionerëve të artit tonë vokal dhe operistik, Mihal Ciko. Më vonë emigroi në Rumani dhe u regjistrua në konservatorin e Bukureshtit. U kthye në atdhe në vitin 1920 dhe ndihmoi në gjallërimin e jetës artistike në vendit. Me 1945 Mihal Ciko është shefi i parë i sektorit të muzikës në Radio Tirana. Emri i Mihal Cikos është i lidhur me Filarmoninë e parë Shqiptare dhe Teatrin e Operas dhe Baletit.

1911. – Doli në shtyp numri i parë i gazetës së drejtuar nga Jashar Erebara “Shkupi”, e përjavshme politike shoqërore në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në turqisht. Prej saj u botuan 34 numra deri në 1912. Në shkrimet e saj zunë vend interesat kombëtare.

1915. – Lindi aktorja e famshme me origjinë suedeze, Ingrid Bergman. Ajo u bë e famshme në rolet e filmave “Casa blanka”, “Gaslight”, për të cilat fitoi edhe çmimet ‘Oscar’.

1920. – Lindi muzikanti i famshëm amerikan i xhazit Charlie “Bird” Parker.

1942. – Doli numri i parë i revistës klandestine “Kushtrimi i lirisë”, e ideuar nga Qemal Stafa. Pas çlirimit, në vend të revistës u botua gazeta “Rinia”, që më pas u quajt ‘Zëri i Rinisë”, e cila nuk botohet më.

1945. – Shpallet reforma agrare, e cila shpronësoi pronat e pronarëve.

1989. – U nda nga jeta në moshën 88 vjeçare në Tiranë pedagogu dhe veprimtari i shquar i shkollës dhe arsimit shqiptar Koli Koci. Nga pena e tij kanë dalë nëntë libra pedagogjike dhe dhjetra artikuj studimorë për arsimin dhe gjuhën shqipe. Në vitin 1955 punoi në Institutin e Shkencave si “Doktor i shkencave”. Mban titujt e lartë “Mësues i Merituar” dhe “Mësues i Popullit”.

1991. – Me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë u ngrit agjencia e privatizimit që trajtoi problemin e rëndësishëm të transformimit të pronës socialiste në pronë private.

1994. – Republika e Maqedonisë dhe Republika e Hungarisë vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel të ambasadave.

1994. – Arabia Saudite e njohu Republikën e Maqedonisë.

1996. – Vdiq në moshën 61 vjeçare aktori Greg Morris, shumë i njohur për rolin e tij në seritë televizive “Misioni i pamundur”. Morris i lindur në 17 Shtator 1934, në Klevelend, Ohajo, e filloi karrierën e tij televizive me role në seriale të tilla si “Twilight Zone”, “The Dick Van Dyke Show” etj.

1996. – Një aeroplan rus me 129 pasagjerë dhe 12 pjesëtarë të ekuipazhit në bordin e tij u rrëzua në ishullin norvegjez të Spitzbergenit.

1997. – Përfundoi në Sarajevë një marrëveshje për kthimin e kryqëzuar të 40 000 refugjatëve në pjesët muslimane dhe kroate të Bosnjës. Kjo marrëveshje përfaqësonte ‘një arritje politike’ në një nga çështjet kyçe të procesit të paqes në Bosnjë.

1997. – Parlamenti grek miratoi një ligj, sipas të cilit të gjithë emigrantët e huaj, pavarësisht nga statusi i tyre, mund të depozitojnë para dhe të kryejnë të gjitha veprimet e tjera bankare në Greqi. Ky ligj u vlerësua mjaft i favorshëm për emigrantët sidomos për ata shqiptarë.

1999. – Zyrtarët palestinezë dhe izraelitë rifilluan negociatat mbi zbatimin e marrëveshjes së ‘Wue River’.

2000. – Vdiq Manuel Indiano Azaustre, në moshën 29 vjeç, përfaqësuesi i Partisë Popullore në rajonin e trazuar bask gjatë një sulmi të grupit separatist ETA. ETA akuzohet për vdekjen e rreth 800 personave, që nga viti 1968, kur ajo filloi fushatën për një shtet bask, në verilindje të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës.

2001. – Vdiq në moshën 70 vjeçare aktori i famshëm spanjoll Francisko Rabal. Gjatë karrierës së tij të gjatë ai bashkëpunoi me regjisorët më të famshëm spanjollë, si Luis Bunuel dhe Pedro Almodovar, i cili e bëri atë të njohur në mbarë botën.

2005. – Në uraganin “Katrin”, i cili e goditi jugun e SHBA-së, e humbën jetën 1.800 persona, ndërsa dëmi material arrin 118 miliardë dollarë.

Në Maqedoni nesër do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite në zonat perëndimore do të ketë zhvillim të izoluar të vranësirave jostabile me reshje të shkurtëra dhe bubullima. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 26 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm me temperaturë deri 34 gradë Celsius.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *