Home / Lajme / Maqedoni / KALENDARI HISTORIK DHE ISLAMIK

KALENDARI HISTORIK DHE ISLAMIK

27 gusht-Lindi Nënë Tereza e Kalkutës. E njohur si “Shenjti i të Varfërve”, ajo fitoi çmimin Nobel për paqen në 1979 për punën e saj në ndihmë të të varfërve të Indisë. Ajo vdiq nga një atak zemre në Shtator të 1997, në moshën 87 vjeçare.

Koha e iftarit dhe syfyrit

27 gusht

Në Shkup, koha e iftarit (akshami), sot është në orën 19 e 26 minuta, ndërsa koha e syfyrit (imsaku) për ditën e nesërme është në orën 4 e 06 minuta.

Koha e iftarit dhe syfyrit në Prilep dhe Kumanovë fillon një minutë më herët, në Veles dy minuta më herët, Shtip tre, në Koçan – katër, në Strumicë dhe Vallandovë – pesë, ndërsa në Dellçevë gjashtë minuta më herët.

Në krahasim me Shkupin, iftari dhe syfyri në Resnjë dhe Manastir fillojnë një minutë më vonë, në Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë – dy minuta, ndërsa në Ohër, Dibër dhe Strugë – pesë minuta më vonë.

NË DITËN E SOTME

1462 – Në Livadhitë pranë Ohrit, Gjergj Kastriotit ju desh të përballonte tri ekspedita të dërguara njëra pas tjetrës nga Sulltani.

1770 – Lindi Georg Wilhelm Fredriech Hegel, filozof gjerman. Ai ishte një nga filozofët idealistë më të mirënjohur dhe më me influencë të kohës.

1828 – Uruguaj u bë formalisht një komb i pavarur pas marrëveshjes së Rio De Janeiro, e cila i dha fund luftës mes Brazilit dhe Argjentinës.

1877 – Lindi Charles Stewart Rolls, aviatori dhe manifakturuesi britanik i motorëve. Së bashku me Henry Royce ai krijoi firmën e famshme të motorëve.

1879 – Lidhja shqiptare e Jugut i dërgoi Sulltanit një memorandum ku kërkonte t’i jepej Shqipërisë autonomia administrative territoriale nën sovranitetin turk.

1884 – Lindi në Poloni producenti i filmave si dhe pionieri i industrisë së filmit, Sam Goldwyn. Ai formoi Samuel Goldwyn Productions në 1923.

1890 – Lindi piktori dhe fotografi Man Ray (Emanuel Radinski).

1908 – Lindi Lyndon Baines Johnson, president amerikan. Ai u bë presidenti i 36-të amerikan, kur John Kennedy u vra në Nëntor të vitit 1963.

1910 – Lindi Nënë Tereza e Kalkutës. E njohur si “Shenjti i të Varfërve”, ajo fitoi çmimin Nobel për paqen në 1979 për punën e saj në ndihmë të të varfërve të Indisë. Ajo vdiq nga një atak zemre në Shtator të 1997, në moshën 87 vjeçare.

1913 – Gazeta zyrtare “Përlindja e Shqipërisë” në artikullin “Trami në Vlorë” shkruan për përpjekjet e qeverisë së përkohshme për t’i dhënë Shqipërisë një fytyrë të re, përmes programit të saj për rrugë dhe shkolla, si dhe per projektin ambicioz të një shoqërie italiane për ndërtimin e një trami që do të lidhë Vlorën dhe Skelën, ku do të ngrihet qyteti i ri.

1928 – U vra afër Janinës gjenerali italian Tellini dhe anëtarët e grupit që e shoqëronin atë. Gjeneral Tellini kryesonte komisionin ndërkombëtar të kontrollit. Vrasja e tij u krye nga agjentët grekë me qëllim që, duke akuzuar shqiptërt si terroristë, të mund të rishikohej linja e kufijve në favor të tyre.

1962 – Mariner II, anija spaciale amerikane, u lëshua drejt Venusit

1980 – Vdiq botanisti Kolë Paparisto. Ai u lind në Elbasan më 8 nëntor 1914. Pas studimeve në Francë për shkenca biologjike, punoi si mesues në Normalen e Elbasanit. Ai ishte Kryetari i parë i Institutit të Shkencave të Natyrës, dhe i Katedres se Botanikes. Punoi për vite me radhë pranë Akademisë së Skencave, duke lënë shumë studime dhe artikuj shkencorë.

1990- Ndërroi jetë albanologu i njohur austriak, profesori i Univeritetit të Gracit, Gustav Majer. Ai mbrojti tezën e prejardhjes së shqipes nga ilirishtja dhe përcaktoi shkencërisht pozitën e saj si gjuhë që zë një vend më vete në rrethin e gjuhëve indo evropiane.

1991 – Moldavia deklaroi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

1992 – Përfundoi në Londër një konferencë ndërkombëtare që realizoi marrëveshjen boshnjako-serbe për t’i dhënë fund kontrollit të armëve të rënda.

1993 – U organizuan në Shkodër dhe në Tiranë takimet përkujtimore “Nopça dhe Shqipëria”. Në Shkodër u organizua ceremonia e emërtimit të një rrugë me emrin e albanologut të madh dhe vendosjen e tabelës përkujtimore Dr. Baron Franc Nopça në ndërmarrjen gjeologjike të Shkodrës. Në muzeun e qytetit u organizua takimi ku albanologut iu dha edhe titulli i lartë “Qytetar Nderi i Shkodrës”. Në takimin përkujtimor në Tiranë, doktor Franc Nopçës pas vdekjes iu dha urdhëri “Naim Frashëri” i klasit të parë.

1995 – Izraeli dhe Organizata për Liri e Palestinës nënshkruan një marrëveshje në Kairo për të zgjeruar autonominë palestineze në Gaza.

1997 – U nda nga jeta në Tiranë Mjeshtrja e Merituar e Sportit, volejbollistja Fahrie Hoti. U lind më 1947. Në moshë të re u aktivizua në skuadrën e volejbollit të ish- klubit “17 Nëntori” të Tiranës, ku luajti per 18 vjet, duke i dhenë ekipit 30 trofe. U nda nga jeta ne moshen 50-vjeçare dhe emrin e saj e mban salla sportive e Klubit Sportiv “Tirana”.

1999 – Vdiq në moshën 90 vjeçare Dom Helder Camara, arkipeshkv reformator katolik.

2001 – U nda nga jeta në moshën 67 vjeçare poeti i njohur shqiptar i Kosovës, Jakup Ceraja.

2002 – Vdiq në moshën 82 vjeç William Warfield, baritoni zezak amerikan, i njohur për interpretimin e tij të “Ol’Man River” në filmin e vitit 1951 “Showboat”(Mburraveci) të Edna Ferber-Jerome Kern.

2003 – Një pikturë e “Shënmërisë” së Leonardo da Vinçit u vodh nga kështjella Drumlanrin në Skoci. Piktura e vjedhur është një nga dy versionet e “Madonna dei Fusi”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *