Home / Lajme / Rajon / Kalendari i ngjarjeve

Kalendari i ngjarjeve

19 gusht-1889- Porta e Lartë dërgoi në Shkodër gjeneral Riza Pashën me 3 000 ushtarë për të marrë Ulqinin pa konflikte të armatosura. Pas perpjekjeve me premtime, pesë dite më vonë në Shkodër u vu shtetrrethimi. Por orvatjet e tij dhe ndërhyrjet e ministrave nuk i prapsën vullnetarët shqiptarë.

1776 vjet më parë u lind perandori romak me prejardhje ilire, Probi, që luftoi përkrah perandorit Taciti në fushatën e Kaukazit. Probi ngjiti shpejt shkallet e karrieres deri sa arriti fronin perandorak të Romës.

1560 – Lindi Xhejms Krikton, dijetar skocez, që parashtroi shumë teori shkencore. Ai u bë i njohur me emrin “Kriktoni mahnites”.

1561 – Mbretëresha Meri e Skocisë, mbërriti në Skoci, duke marrë fronin mbas 13 vjetësh të kaluara në Francë.

1601 – Vritet Mikel “Trimi”, hero kombëtar i Rumanisë.

1646 – Lindi Xhon Tlamstid, astronom britanik dhe themelues i observatorit të Grinuiçit.

1691 – U vra në Hungari veziri i madh i perandorise osmane, Fazil Mustafa Qypërli, pinjoll i familjes shqiptare Qypërliu, e cila i dha Stambollit disa kryeministra. Pushteti i tij qe kaq i madh sa në viti 1687 mbodhi asamblene dhe permes saj shkurorëzoi Sulltanin.

1781 – Datojnë ikonat e kishës të Shën Kollit në Vanaj të Myzeqesë, vepra të vëllezërve Konstandin dhe Athanas Zografi, piktorët më të njohur shqiptarë të shekullit të XVIII në fushën e afreskut dhe ikonografisë.

1806 – Kolegji italo-shqiptar i Kalabrisë u bë objekt persekutimesh. Shumë dëme pësoi struktura dhe nxënësit, ndërsa vetë peshkopi u vra gjatë plaçkitjes. Ai u themelua nga Papa Klementi XII, pas kërkesave te arberesheve, dhe sherbeu si pikënisje e vetëdijes demokratike.

1812 – Gjatë luftës Anglo-Amerikane të vitit 1812, anija luftarake amerikane “Konstitjushën” mundi fregatën britanike “Guerrier”.

1839 – Realizohen në Paris nga Lui Dagerr detajet e proçesit të parë praktik të fotografisë.

1883 – Lindi Gabriel “Koko” Shanel, stiliste franceze, e cila sundoi modën e lartë pariziane për afro 6 dekada.

1889- Porta e Lartë dërgoi në Shkodër gjeneral Riza Pashën me 3 000 ushtarë për të marrë Ulqinin pa konflikte të armatosura. Pas perpjekjeve me premtime, pesë dite më vonë në Shkodër u vu shtetrrethimi. Por orvatjet e tij dhe ndërhyrjet e ministrave nuk i prapsën vullnetarët shqiptarë.

1902 – Lindi Ogolen Nesh, poet dhe shkrimtar amerikan.

1920- Pas dështimit të përpjekjeve diplomatike të qeverisë shqiptare për tërheqjen e forcave ushtarake jugosllave nga tokat shqiptare, më 19 gusht vullnetarët shqiptarë kaluan në mësymje dhe i nxorrën ushtritë jugosllave jashtë kufijve të 1913.

1934 – Gjermanët votuan që Hitleri të merrte edhe postin e presidentit të shtetit, përveç atij të kancelarit.

1936 – F.Garcia Lorka, poeti dhe shkrimtari më i shquar spanjoll, vritet nga fashistët në fillim të luftës civile.

1937 – U kthye ne atdhe, pas studimeve për mjekesi ne SHBA, mjekja Xhanfize Frashëri. Ajo është mjekja e parë shqiptare që punoi per ruajtjen e shendetit te femijeve.

1937 – U zhvillua ceremonia e ndërtimit te “Foshnjores Hysen Nikolica”. Kjo ishte vepër bamiresie e bashkeshortes se tij, qe vuri në dispozicion të Bashkisë së Tiranës 20 000 franga ari për institucionin e parë shqiptar parashkollor.

1940 – Trupat italiane largojnë ato britanike nga territori i Somalisë.

1946 – Lindi presidenti amerikan Bill Klinton. Ai ishte guvernator i Arkasasit nga viti 1978-1980 dhe nga viti 1982 deri në vitin 1992, vit kur u zgjodh president i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1960 – Sateliti sovjetik “Sputnik 5” u lëshua në orbitën e Tokës dhe në bordin e tij ishin edhe 2 qen me emrat Belb dhe Srelka.

1966 – Një tërmet i fuqishëm në Turqi shkaktoi vdekjen e 2000 personave.

1978 – Me dhënien fund të monarkisë, Jorgo Papadopulos bën betimin si president i Greqisë. Ai hoqi ligjin e luftës, në fuqi nga viti 1967, por u rrëzua nga një grusht shteti në nëntor të këtij viti.

1981 – Dy aeroplanë luftarakë libianë rrëzohen nga forcat ajrore amerikane në Gjirin Sirtes.

1982 – U nda nga jeta poeti i lirikës dhe dashurisë, Adem Gajtani. Lindi në Podujeve me 1935. Studioi për drejtësi dhe punoi si gazetar në Shkup, ku dhe vdiq, duke lënë si testament poetik nëntë vëllime.

1987 – Në Britani ndodh një vrasje masive e paprecedent. Një njeri i armatosur, i quajtur Majkëll Rajan, godet për vdekje 16 persona gjate një ngjitje alpinistike në një provincë në perëndim të Londrës.

1991 – U vendosën marrëdheniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Izrealit. Shqipëria është një nga vendet e rralla kur gjate Luftës së Dytë Botërore, izrealitet u mbrojtën nga perndjekja e shfarosja nazifashiste.

1991 – Kritikat sovjetike lëshuan një fushatë të kotë kundër presidentit sovjetik Mikail Gorba?ov, fushatë që dështoi 2 ditë më parë.

1995 – I dërguari amerikan i paqes Robert Frezler dhe 3 persona që e shoqëronin vdesin gjatë daljes nga rruga të makinës së tyre në një vend pranë Sarajevës.

1998 – Peshkopi Desmond Tutu, kryetar i komisionit i pajtimit dhe të vërtetës së Afrikës së Jugut, paraqiti dokumente sipas të cilave prapa vdekjes së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Dag Hamarskjold, në vitin 1961, fshihej një komplot i perëndimit.

2002 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurimit, që do të rivendoste kontrollin palestinez mbi Gaza dhe mbi qytetin Betlehem të Bregut Perendimor.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *