Home / Lajme / Maqedoni / Kapërcehen mosmarrëveshjet për regjistrimin

Kapërcehen mosmarrëveshjet për regjistrimin

24 gusht-“Ne nuk kemi bërë akoma vendimin, mbetet vendimi të mbahet në mbledhje e javës që do të mbahet sot një javë që do të jetë mbledhja vendimtare, por ngase 2 ditë radhazi në një atmosferë më mirëkuptuese ka funksionuar unë jam në një dozë të optimizmit të shprehur, megjithatë në politikë asnjëherë s’mund të themi asnjëherë derisa vendimi nuk është bërë”, tha Abdylmenaf Bexheti – nënkryetar i Komisionit.

Kapërcehet ngërçi mes anëtarëve shqiptarë dhe maqedonas në Komisionin shtetëror për regjistrimin e popullsisë. Në mbledhjen e mbrëmshme anëtarët shqiptarë kanë propozuar zgjidhje kompromisi për strukturën e regjistruesve, që përbënte edhe pikën më kontestuese deri tani. Me këtë propozim parashikohet që koncepti i dy bashkësive më të mëdha etnike në nivel shtetëror, të zëvendësohet me bashkësinë më të madhe etnike në nivel rajonal të regjistrimit, që nënkupton nivelin e Komunës përkatëse. Nënkryetari i Komisionit Abdylmenaf Bexheti tha se kjo është një zgjidhje cilësore.

“Koncepti paraprak ishte në nivel shteti, kudo, që bashkësia më e madhe etnike maqedonase të jetë 50 %, pra edhe në Tetovë ata duheshe të startojnë me 50 % dhe 50 % tjetër të ishte shqiptarë. Tani është e kundërta, starton me bashkësinë etnike më të madhe të komunës dhe ndiqet me strukturën e popullsisë të bashkësive të tjera etnike në atë komunë, gjegjësisht rreth statistikor, apo regjion statistikor, pra më saktë, në strukturën e regjistrimit të vitit 2002”, tha Abdylmenaf Bexheti, nënkryetar i Komisionit.

Me këtë zgjidhje kompromisi, shqiptarët nuk do të regjistrojnë në ato vende ku nuk banojnë qytetarë shqiptarë, kryesisht në Maqedoninë Lindore.

“Nuk do të ketë regjistrues shqiptarë por do të ketë regjistrues të bashkësive të tjera etnike që jetojnë atje dhe kryesisht këta janë turqit, janë romët, janë vllehtë dhe janë serbët dhe janë të gjithë të tjerët që sipas regjistrimit të vitit 2002, pasqyruar realisht”, tha Abdylmenaf Bexheti, nënkryetar i Komisionit.

Pavarësisht kompromisit, Abdylmenaf Bexheti thotë se vendimi përfundimtar do të merret javën e ardhshme.

“Ne nuk kemi bërë akoma vendimin, mbetet vendimi të mbahet në mbledhje e javës që do të mbahet sot një javë që do të jetë mbledhja vendimtare, por ngase 2 ditë radhazi në një atmosferë më mirëkuptuese ka funksionuar unë jam në një dozë të optimizmit të shprehur, megjithatë në politikë asnjëherë s’mund të themi asnjëherë derisa vendimi nuk është bërë”, tha Abdylmenaf Bexheti – nënkryetar i Komisionit.

Puna e Komisionit shtetëror për regjistrimin e popullsisë kishte ngecur prej të paktën 3 muajsh, pas mosmarrëveshjeve që kishin anëtarët shqiptarë dhe turq me kolegët e tyre maqedonas, rreth strukturës së regjistruesve. Në mbledhjen e mbrëmshme të këtij komisioni gjithashtu është diskutuar edhe çështja e shpalljes së konkursit për regjistruesit. Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të mbahet nga 1 deri 15 tetor të këtij viti.ALSAT M

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *