Home / Lajme / Maqedoni / Kartonat e gjelbër prej nesër me çmime të ulëta

Kartonat e gjelbër prej nesër me çmime të ulëta

31 gusht-Kartoni i gjelbër për automjetet e udhëtarëve deri në 66 kilovat do të kushtojë 60 euro, për ata mbi 66 kilovat 90 euro, ndërsa për automjetet transportuese çmimi është 280 euro. Deri më tani çmimi i kartonit të gjelbër për automjetet ka lëvizur prej 40 euro për një muaj deri 150 euro për një vit, ndërsa për automjetet transportuese ka kushtuar 450 euro.

Prej nesër fillon zbatimi i çmimeve të reja më të ulëta të kartonave të gjelbër, të cilat do të kenë afat një vit, në vend të deritanishmëve një, tre dhe gashtë muaj.

Kartoni i gjelbër për automjetet e udhëtarëve deri në 66 kilovat do të kushtojë 60 euro, për ata mbi 66 kilovat 90 euro, ndërsa për automjetet transportuese çmimi është 280 euro. Deri më tani çmimi i kartonit të gjelbër për automjetet ka lëvizur prej 40 euro për një muaj deri 150 euro për një vit, ndërsa për automjetet transportuese ka kushtuar 450 euro.

Nxjerrja e kartonit të gjelbër nuk do të jetë i obligueshëm, ose mund që çdo kush të zgjedh nëse do ta nxjerr kartonin e gjelbër gjatë regjistrimit të automjetit ose jo.

Kartonat e gjelbër të dhëna para 1 shtatorit do të vlejnë deri në skadimin e afatit për të cilin janë dhënë.

Vendimi për uljen e çmimit të kartonave të gjelbër e ka sjellë Qeveria në muajin qershor në seancën e saj të parë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *