Home / Lajme / Rajon / Kejt Vinselt e shpëtoi nënën e miliarderit britanik Riçard Branson nga zjarri

Kejt Vinselt e shpëtoi nënën e miliarderit britanik Riçard Branson nga zjarri

23 gusht-“Shumë i falënderohem Kejt Uinsletit. E nxori nënën time nga shtëpia. E mbajti në krahë dhe e la në një vend të sigurt. Edhe pse i ka 90 vjet, nëna ime mund të ecë, por Kejt e kapi me qëllim që të shpejtohet dalja. Ishte e shkëlqyeshme”, tha Branson.

Fituesja e e çmimit Oskar Kejt Uinslet tregoi maturi dhe guxim duke e shpëtuar nënën 90-vjeçare të miliarderit Riçard Branson, pasi që shtëpinë e tij në ishullin Neker e goditi rrufeja e cila shkaktoi zjarr.

“Shumë i falënderohem Kejt Uinsletit. E nxori nënën time nga shtëpia. E mbajti në krahë dhe e la në një vend të sigurt. Edhe pse i ka 90 vjet, nëna ime mund të ecë, por Kejt e kapi me qëllim që të shpejtohet dalja. Ishte e shkëlqyeshme”, tha Branson.

Ai shtoi se Kejt ka qenë heroinë e vërtetë hollivudiane. I ka treguar se ajo për të ka qenë eksperiancë mbinatyrore.

Kejt në vilën, të cilën gjatë stuhisë e goditi rrufeja dhe shkaktoi zjarr, ka qenë duke qëndruar me të dashurin e saj dhe me fëmijët, Mian 10 vjeçare dhe Xhoin 7-vjeçar

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *