Home / Lajme / Maqedoni / Kërcënohet drejtori i shkollës në fshatin Poroj

Kërcënohet drejtori i shkollës në fshatin Poroj

26 GUSHT-Sipas rrëfimit në polici, I.B ka spërkatur me një shishe benzinë drejtorin dhe është larguar pa realizuar qëllimin e tij. Policia theksoi se ka marrë në pyetje personin e akuzuar nga drejtori dhe më pas e ka lënë të lirë, duke paralajmëruar ngritje të procedurës penale.

Kërcënoi me djegien e shkollës dhe të drejtorit në rast se bashkëshortja e djalit të tij nuk do të punësohej si mësuese deri më 1 shtator.

Kjo ka ndodhur në shkollën fillore “Skenderbeu” në Poroj të Tetovës, ndërsa rasti është paraqitur nga drejtori i shkollës Gajur I, 63 vjeç, bëri të ditur Ministria e Brendshme.

Sipas njoftimit, personi I.B, 52 vjeç nga i njejti fshat ka hyrë në shkollë dhe ka kërcënuar drejtorin, në rast të mospunësimit të resë së tij. Sipas rrëfimit në polici, I.B ka spërkatur me një shishe benzinë drejtorin dhe është larguar pa realizuar qëllimin e tij. Policia theksoi se ka marrë në pyetje personin e akuzuar nga drejtori dhe më pas e ka lënë të lirë, duke paralajmëruar ngritje të procedurës penale.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *