Home / Lajme / Rajon / Kërcënohet Ilir Meta,

Kërcënohet Ilir Meta,

19 gusht-Aktualisht, Meta dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga forcat e Gardës së Republikës. Ndërkohë, burime nga MB bëjnë me dije se bëhet fjalë për disa SMS të mbërritura nga numra telefonikë jashtë vendit.

Ish-zëvendës kryeministri Ilir Meta ka bërë një denoncim zyrtar ku ka deklaruar se është kërcënuar me jetë përmes disa mesazheve në celular. Lajmi fillimisht u bë i ditur nga disa agjenci online ndërkohë që burime nga Ministria e Brendshme e kanë konfirmuar atë.

Aktualisht, Meta dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga forcat e Gardës së Republikës. Ndërkohë, burime nga MB bëjnë me dije se bëhet fjalë për disa SMS të mbërritura nga numra telefonikë jashtë vendit.

Nuk dihet ende përmbajtja e tyre por informacionet e para flasin për mesazhe të cilat sipas denoncuesit, kryesisht kërcënojnë fëmijët e ish-zëvendës kryeministrit. Familja Meta po pushon në vilën e tyre në Gjirin e Lalzit ndërkohë që kamerat e sigurisë dhe forca të shtuara të Gardës vëzhgojnë zonën perreth

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *