Home / Sport / Kinezët e quajnë Ronaldon ‘mendjemadh’

Kinezët e quajnë Ronaldon ‘mendjemadh’

Gazetarët e inatosur kinezë dhe tifozët e futbollit kanë kritikuar Cristiano Ronaldon, pas prezantimit të tij “mendjemadh” në konferencën për media të martën.

Skuadra spanjolle Real Madrid është duke zhvillar një turne në Kinë për të promovuar markën e saj në fuqinë e dytë më të madhe ekonomike në botë. Në shtetin me rreth 1.3 miliardë banorë, futbolli është mjaft i popullarizuar, ndërsa popullaritet të madh gëzojnë skuadrat evropiane.

Por, disa analistë kanë vlerësuar se sjellja e Ronaldos në konferencën për media, të martën, në qytetin jugor Guangzhou, ku kishte dhënë përgjigje të shpejta e të shkurtra, nuk do të ketë efekt pozitiv për popullaritetin e Realit. Madje, do të ketë ndikim të kundërt.

“Ai gjithmonë duket mendjemadh dhe arrogant. Sjellje e tij nuk do të ndihmojë kauzën e tij dhe të klubit në Kinë”, ka thënë zëvendëspresidenti i “Titan Media”, një prej mediumeve më të mëdha sportive në Kinë.

Ronaldo është një prej futbollistëve më të popullarizuar në Kinë së bashku me Leite Kakan e Lionel Messin. Por, me sjelljen e tij ai nuk i ka bërë vetes favore.

Reali të mërkurën ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën lidere të Kinës, Guangzhou Evergrande dhe ka fituar 7:1.

I pyetur në konferencën për media për gjendjen e Kakas që vazhdimisht ka qenë i lënduar, Ronaldo është përgjigjur shkurt: “Perfecto”.

Një gazetar tjetër kinez për të bërë konferencën më interesante kishte pyetur Ronaldon, që u bë baba vitin e kaluar, nëse ia ndërron pelenat fëmijës.

“Natyrisht si baba është normale që të ndërrosh pelenat e fëmijës”, është përgjigjur Ronaldo.

Më pas u pyet nëse mendon të kthehet në Angli për të luajtur te Unitedi apo te ndonjë skuadër tjetër angleze.

“Pse jo? Kurrë nuk i dihet”, ishte përgjigja e portugezit.

Ai vazhdimisht ishte pyetur edhe për interesimin e tij për pingpong dhe nëse njeh ndonjë pingpongist kinez. Në fund ai u pyet për impresionet e tij për qytetin Guangzhou dhe përgjigja e tij ishte se është vend shumë i nxehtë.

“Pyetjet që i janë bërë nuk kanë pasur të bënin shumë me futbollin. Tifozët kinezë janë ndryshe nga tifozët evropianë. Tifozët janë më shumë të interesuar në jetën private të idhujve të tyre”, ka thënë Yan.

Po ashtu kritikat ndaj Ronaldos, të adresuara nga tifozët kinezë, nuk munguan edhe në internet.

“Nuk e di si Ronaldo mund të jetë futbollisti më i mirë në botë me ato sjellje. Jam i sigurt se do të ndëshkohet për atë që ka bërë në konferencën për media”, ka thënë një adhurues për portalin “Netease”.

“Ronaldo është një futbollist i mirë dhe mjaft i pashëm, por ai nuk është fare modest. Ai duhet të angazhojë një kompani që ta mësojë si të sillet me publikun dhe mediat”, ka shkruar një tjetër tifoz.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *