Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetovës apel për legalizimet.Janë parashtruar 149.101 kërkesa për legalizim të objekteve mbarë vendin

Komuna e Tetovës apel për legalizimet.Janë parashtruar 149.101 kërkesa për legalizim të objekteve mbarë vendin

25 gusht-Autoritetet komunale kanë theksuar se afatet ligjore dhe të shfrytëzojnë ligjin për legalizimin e objekteve dhe të depozitojnë kërkesat për legalizimin e objekteve të tyre.

Komuna e Tetovës i ka bërë thirrje qytetarëve që të dorëzojnë kërkesat për legalizimin e objekteve të tyre pa leje.

“Qytetarët kanë edhe pak ditë kohë për të paraqitur dokumentacionet dhe kërkesat përkatëse për legalizimin e objekteve pa leje. Dokumentacionet dorëzohen në zyrat e NP – Geonizhenering, që gjendet në adresën rruga 120 p.n. Duke marrë në konsideratë rritjen e fluksit të kërkesave për legalizime, punonjësit e zyrave të pranimit të dokumentacionit do të punojnë edhe gjatë ditës së shtunë nga ora 9:00 deri në orën 15:00. Gjatë javëve të fundit ka një fluks dukshëm në rritje të kërkesave, ndërkaq pritshmëritë tona janë që ky numër të arrijë në 5 mijë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Autoritetet komunale kanë theksuar se afatet ligjore dhe të shfrytëzojnë ligjin për legalizimin e objekteve dhe të depozitojnë kërkesat për legalizimin e objekteve të tyre.

Ndërmarrja “Geoinzhenering” për shkak të lehtësimit të procedurave kërkon fillimisht nga qytetarët vetëm disa dokumentacione themelore ashtu që objektet e tyre sa më shpejt te futen në procesin e legalizimeve.

Që nga hyrja në fuqi e Ligjit për veprim ndaj ndërtimeve të ndërtuara pa leje më 3 mars të këtij viti deri dje, në të gjitha komunat në Maqedoni janë parashtruar gjithsejt 149.101 kërkesa për legalizim të objekteve, ndërsa gjithsejt janë zgjidhur 5.620 lëndë, kumtoi sot Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Sipas Minsitrisë, në krahasim me numrin e kërkesave të parashtruara deri më datën 19 të këtij muaji kur u parashtruan gjithsejt 103.958 kërkesa, mund të konkludohet se gjatë tre ditëve të fundit, qytetarët parashtruan gjithsejt 45.143 kërkesa për prëcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje.

Vlerësimet e institucioneve kompetente janë se në tërë shtetin ka rreth 350.000 ndërtime pa leje.

Numër më i madh i kërkesave janë parashtruar në komunat e Shkupit, Gazi Babë – 10.009, Kisella Vodë – 8.417, Gjorçe Petrov – 8.360, Aerodrom – 7.600, Çair – 5.400. Në komunat e tjera jashtë qytetit të Shkupit, më së shumti kërkeesa për legalizim ka në Kumanovë – 7.500 kërkesa, në Prilep – 7.000 dhe Shtip – 6.144 kërkesa. Mbi tre mijë kërkesa janë pranuar në komunat Veles, Ilinden, Kavadar, Tetovë dhe Strumicë.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve përkujtoin se afati i fundit për parashtrim të kërkesës për legalizim është 3 shtatori dhe se procedura për legalizim fillon me vetëm tre dokumente: vërtetim për nënshtetësi apk kopje të letërnjoftimit, dëshmia për kyçje në infrastrukturën komunale, përkatësisht fatura për shërbime publike dhe elaborati gjeodet për përcaktimin e gjendjes faktike të objektit pa leje me fletë-pronësinë për tokën në të cilën është ndërtuar.

Kompnsimi për legalizim të shtëpive të ndërtuara pa leje është një euro për emtër katror me qëllim që të gjitha familjet të cilat janë të prekura me këtë çështje të mund ta zgjidhin atë. Ai kompensim ndaj komunave mund të shlyhet edhe në 12 këste të barabarta mujore.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e përshëdnet iniciativën e një pjese të komunave që të punojnë në dy ndërrime për të pranuar sa më shumë kërkesa e edhe një herë u bëjnë thirrje qytetarëve të parashtrojnë kërkesë deri në afatin e caktuar me ligj – 3 shtator i vitit 2011”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *