Home / Sport / Kontrata me Shkëndijën, rrezikon kalimin e Nuhiut te Teteksi!

Kontrata me Shkëndijën, rrezikon kalimin e Nuhiut te Teteksi!

‘Pas ndarjes me Shkëndijën, të cilët një kohë i prita të më thërasin, unë isha futbollistë i lirë dhe pa kurfarë problemi duhej të vendos për të ardhmen time, i pavetëdijshëm se në Shkëndijë më kishin regjistruar si futbollist amatorë. Tani kur pranova dokumentacionin për tu regjistruar te Teteksi, vërejtëm se duhet të pauzoj dy muaj, pasi të drejtë regjistrimi pas përfundimit të merkatos kanë vetëm futbollistët e lirë, por që kanë qenë të regjistruar si profesionist’, sqaroi problemet me të cilat përballet, Ardian Nuhiu.

Edhe pse tani më disa ditë është duke u stërvitur me skuadrën e Teteksit, mesfushroi shkupjan Ardian Nuhiu megjithatë nuk ka të sigurtë transferimin te ‘tekstilët’. Shkaku për këtë gjë është marëveshja paraprake e Nuhiut që kishte me ish-skuadrën e tij, Shkëndijën. Nuhiu vitin e kaluar u bashkua me ‘kuqezinjtë’ duke firmosur për 12-të muaj, mirëpo pa precizuar për kontratën që do t’i përgatitet. Pas përfundimit të sezonit aktual dhe përfundimit të marëveshjes një-vjeçare, palët nuk vazhduan bashkëpunimin, ndërsa Nuhiu i bindur se është futbollist i lirë, nuk nxitoi në gjetjen e klubit të ri. ‘Pas ndarjes me Shkëndijën, të cilët një kohë i prita të më thërasin, unë isha futbollistë i lirë dhe pa kurfarë problemi duhej të vendos për të ardhmen time, i pavetëdijshëm se në Shkëndijë më kishin regjistruar si futbollist amatorë. Tani kur pranova dokumentacionin për tu regjistruar te Teteksi, vërejtëm se duhet të pauzoj dy muaj, pasi të drejtë regjistrimi pas përfundimit të merkatos kanë vetëm futbollistët e lirë, por që kanë qenë të regjistruar si profesionist’, sqaroi problemet me të cilat përballet, Ardian Nuhiu. Kjo situatë e krijuar ka sjellë në dyshim transferimin e tij te Teteksi, pasi siç shprehet ai, nuk e din nëse drejtuesit e skuadrës tetovare do të pranojnë ta paguajnë, deri sa të drejtë loje do të ketë vetëm pas dy muajve. ‘S’di, për momentin asgjë nuk është e sigurtë. Do të duhet të flas me drejtuesit e klubit për të vendosur për të ardhmen. S’jam i sigurtë nëse do të qëndroj te Teteksi, ndoshta edhe do të shoh të kërkoj klub jashta Maqedonisë’, u shpreh Nuhiu, i cili ndjen keqardhje, për faktin se përse nga Shkëndija të paktën nuk e kanë paralajmëruar më herët, që të vendosë të ardhen deri sa ishte hapur afati kalimtar. ‘Vetëm të më kishin telefonuar dhe të më njoftonin se kam qenë i regjistruar si amator dhe gjithçka do të ishte në rregull. Atëherë unë më herët do të kisha vendosur për fatin tim, ndërsa kështu gjithçka mbetet e komplikuar dhe e paqartë. Por s’kam zgjidhje tjetër, veçse të pranoj realitetin’, përfundoi ish-futbollisti i Shkëndijës, Ardian Nuhiu.

Shaqiri: ‘Nuk jemi të njoftuar, por do i ndihmojmë Nuhiut’

Situata e re e krijuar rreth kalimit të Ardian Nuhiut në rradhët e Teteksit, në mënyrë të drejtëpërdrejtë lidhet me Shkëndijën. Nga tabori i kampionëve shprehen të befasuar për problemet e ish-futbollistit të tyre, duke shprehur gadishmërinë për t’i ndihmuar. ‘Nuk jam i njoftuar me rastin, por më vjen keq për këtë keqkuptim. Si do që te jetë ne jemi të gatshëm për t’i ndihmuar Nuhiut në çfardo mënyrë të mundshme, për të zgjidhur këtë situatë. Ne jemi shumë falemenderues për gjithë atë që ka bërë Ardiani për skuadrën tonë dhe në asnjë mënyrë nuk duam që shkaku jonë, ai të ketë problem në angazhimin e tij të ardhshëm. Do të bisedojmë këto ditë, për të provuar të zgjedhim problemin’, deklaroi drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *