Home / Lajme / Rajon / Korriera dela sera’: KGB e vrau Alber Kamin

Korriera dela sera’: KGB e vrau Alber Kamin

9 gusht-“Mendoj se kjo nuk është e mundur. KGB ka pasur mënyra tjera që ta eliminojë Alberi Kamin”, tha Onfrej, duke shtuar se Kami gjatë fatkeqësisë ka pasur biletë kthyese për në Paris, ku ka planifikuar t’i kaloj Krishtlindjet me familjen, por në momentin e fundit ka vendosur të kthehet me mikun dhe botuesin, Mishell Galimar.

Shkrimtari i njohur francez Alber Kami, i cili humbi jetën në një aksident trafiku në vitin 1960, ndoshta është viktimë e Shërbimit sovjetik për zbulim (KGB), deklaroi akademiku italian Xhovani Katali për “Korriera dela sera”.

Konfirmimi i Katelit, se KGB e likuidoi autorin e “I huaj” dhe “Miti për Sizifin”, te shumë njerëz shkaktoi dyshim. Shkencëtari italian i referohet një pjese të ditarit të poetit çek Jan Zabrana. Në ditarin, Zabrana shkruan se ka pasur takim me një agjent të KGB-së.

“Dëgjova diçka shumë të çuditshme nga një njeri, i cili din shumë punë dhe i cili ka burime të mira zbuluese. Ai tha se aksidenti, në të cilin Alber Kami ka humbur jetën është organizuar nga agjentët sekretë sovjetikë. Ata e kanë dëmtuar gomën e automjetit ashtu që kanë shfrytëzuar pajisje, e cila gjatë shpejtësisë së caktuar do ta shfryrente gomën”, shkruan Zabran në ditarin e tij.

Kateli pohon se urdhëri për likuidim të Kamit ka ardhur drejtpërdrejtë nga ministri i atëhershëm sovjetik i Punëve të Jashtme Dimitri Shepillov, i cili ka qenë i tërbuar për shkak të shkrimit të publikuar në një gazetë franceze në vitin 1957, ku Kami e akuzon për vendimin që Moska të dërgojë ushtri për ngufatjen e kryengritjes në Hungari në vitin 1956.

Në një skenar të tillë nuk beson filozofi francez Mishell Onfrej, i cli punon në biografinë e Kamit.

“Mendoj se kjo nuk është e mundur. KGB ka pasur mënyra tjera që ta eliminojë Alberi Kamin”, tha Onfrej, duke shtuar se Kami gjatë fatkeqësisë ka pasur biletë kthyese për në Paris, ku ka planifikuar t’i kaloj Krishtlindjet me familjen, por në momentin e fundit ka vendosur të kthehet me mikun dhe botuesin, Mishell Galimar.

Automobili i Kamit fluturoi nga rruga e ngrirë dhe u përplas në dru. Shkrimtari vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa Galimar vdiq disa ditë më vonë.

Vojtek Ripla nga Instituti për studimin e regjimeve totalitare në Pragë, gjithashtu dyshon në versionin e Katelit, duke potencuar se është e pamundur të besohet, pasi Rusia reptësisht i ruan të gjitha informata e policisë sekrete komuniste.

Kami ka lindur në nëntor të vitit 1913. Ai ishte shkrimtar, gazetar dhe filozof. Çmimin Nobël për letërsi e fitoi në vitin 1957 dhe pas Rjasdar Kipling ishte fituesi më i ri i këtij çmimi prestigjioz. Kami është autor i parë i lindur në Afrikë që e fitoi çmimin Nobël

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *