Home / Lajme / Rajon / Kosor: Kroacia e mbështet tërësinë territoriale të Kosovës

Kosor: Kroacia e mbështet tërësinë territoriale të Kosovës

24 gusht-“Tërësia territoriale e Kosovës dhe kultivimi i të drejtave të barabarta për secilin individ, qytetar apo komunitet janë çështje të cilat Kroacia i mbështet në vazhdimësi”, tha kryeministrja kroate

Kroacia e mbështet tërësinë territoriale të Kosovës, deklaroi sot në Prishtinë, kryeministrja kroate, Jadranka Kosor.

Kosor kryeson delegacionin qeveritar dhe afarist të shtetit kroat në vizitën një ditëshe në Kosovë, me çrast janë nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi në fushat e integrimeve evropiane, infrastrukturës dhe ekonomisë.

Ajo tha se politika e jashtme e Kroacisë tash e tutje do të jetë në harmoni me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Ajo tha se Kroacia mbështet deklaratat e kancelares Angela Merkel të bëra në Beograd në mbështetje të tërësisë territoriale të Kosovës.

Dialogu është rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve, tha Kosor, duke ofruar mbështetjen e Zagrebit në procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

“Tërësia territoriale e Kosovës dhe kultivimi i të drejtave të barabarta për secilin individ, qytetar apo komunitet janë çështje të cilat Kroacia i mbështet në vazhdimësi”, tha kryeministrja kroate.

Ajo deklaroi poashtu se populli kroat dhe ai i Kosovës kanë miqësi të vjetër, por kjo miqësi ishte ripërtrirë edhe gjatë luftës së fundit kundër regjimit të tiranit Sllobodan Milosheviq.

“Në Kroaci mund të gjeni mikun më të mirë në Evropën Juglindore dhe në këtë ju mund të llogarisni edhe në të ardhmen”, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, kryeministrja Kosor.

Kosor u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të angazhohen për përmirësimin e pozitës së komunitetit kroat në Kosovë, për çka ajo tha se ka marrë edhe zotimet e qeverisë se do të ketë lëvizje konkrete.

Ndërkohë, kryeministri Thaçi ka siguruar Kosorin se qeveria e Kosovës do të rrisë angazhimin për bashkëpunim me Kroacinë.

Ndërkaq në aspektet e brendshme, ai edhe njëhërë tha se në Kosovë do të ketë shtrirje të autoritetit, përfshirë edhe pjesën veriore, kurse i paralajmëroi strukturat paralele se i pret ballafaqimi me ligjin dhe drejtësinë.

Ndryshe, Kosor dhe delegacioni nga Kroacia pritet të takojnë edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, komandantin e KFOR-it, Erhard Byhler, komunitetin e biznesit, ushtarët kroat në kuadër të KFOR-it si dhe komunitetin kroat që jeton në qytezën e Janjevës. .Kosovapress

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *