Home / Lajme / Rajon / Kosova ka të drejtë të shtrij rendin në veri

Kosova ka të drejtë të shtrij rendin në veri

17 gusht-Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euro-azi, Riker i ka dhënë mbështetje Qeverisë së Kosovës për shtrirjen e autoritetit në veri, deri sa ka thënë se çështja e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës është çështje e përfunduar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripërsërisin qëndrimin se përkundër situatës së re në veri, çështja e ndarjes së Kosovës për asnjë kusht nuk mund të bisedohet. Porosinë e solli të mërkurën në Prishtinë, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euro-azi, Filip Reeker.

Ai u taku me kryeministrin Hashim Thaçi, ndërsa potencoi se Uashingtoni është i interesuar për zbatim të planit të Ahtisarit dhe shtrirje të sundimit të ligjit në veri.
Zyrtari i lartë amerikan ka komentuar edhe propozimet e fundit për status special në atë pjesë. Reeker duke mos u ndalur direkt në këtë çështje theksoi se Kosova është shtet sovran dhe ka të drejt të shtrij autoritetin në gjithë territorin.

“Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur dhe ka të drejtë të shtrij autoritetin e vet në gjithë territorin”, tha zyrtari amerikan.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *