Home / Lajme / Rajon / Kriminelët e MUP-t serb

Kriminelët e MUP-t serb

16 gusht-
Në dokumentin voluminoz të NATO-s, një ndër protagonistët e kapo-bandave që e mbajtën të trazuar veriun e Kosovës është edhe Ivan Mandic. Në dokument ai përmendet se me profesion është paramilitar, ndërsa dallohet si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës që mban lidhje të mira me politikanët serbë të veriut të Kosovës.

Dragoljub Delibasic, i njohur si Kapiten Dragani, është kapiten i MUP-it serb në veri të Mitrovicës. Vuçina Janicijevic është përgjegjës direkt për organizimin e strukturave të policisë serbe në Kosovë. Ivan Mandic është paramilitari trafikant i drogës, thuhet në dokumentin konfidencial të NATO-s, që po e zbardhë në vazhdimësi portali “LajmeShqip”.

Kapiten Dragani kishte raporte të mira me Milan Ivanovicin, por edhe me Oliver Ivanovicin. Para luftës në Kosovë ka koordinuar njësitet paraushtarake serbe në krimet kundër shqiptarëve.

I pasionuar pas cigares “Dunhill” dhe pijes së tepërt të rakisë, dokumenti thotë se Delibasic është i ndarë nga gruaja dhe se ajo bashkë me dy vajzat e tij jetojnë në Bërçko të Republikës Serbe të Bosnjës.

Kapiten Dragani ka qenë udhëheqës i njësitit të trafikut në policinë serbe në Mitrovicë dhe ka bashkëpunuar rregullisht me Vucina Janicijevicin, një kapo-bandë tjetër e veriut të Kosovës. Ky i fundit ishte shef i policisë serbe, para luftës në Kosovë, me veprim në Zveçan, Leposaviq, Zubin-Potok, Mitrovicë dhe Vushtrri.

Kapiten Dragani, bëhet e ditur në raport, transmeton “LajmeShqip”, e ka ndihmuar Janicijevicin në shumë operacione të tij kundër shqiptarëve. Ata kishin një komunikim të sofistikuar me “Motorola”, në rrjetin e njohur me kodin e kontaktit “Dubnica”.

Një ndër përgjegjësitë e tij të pasluftës në Kosovën veriore, si pjesëtar civil i policisë serbe në Kosovës, ka qenë përkujdesja për ndërtesat administrative ne veri, po që se ato do të merren nga institucionet e Kosovës. Këtë detyrë e ka kryer në bashkëveprim të ngushtë me Oliver Ivanovicin.

Dokumenti e përshkruan Delibasicin si pjesë aktive e Këshillit Nacional Serb, ku vepron si oficer ndërlidhës i strukturave serbe të sigurisë. Ai përmendet për aktivitetin e ngjeshur në trazirat dhe dhunën në veri të Kosovës, prej majit e deri në shtator 2001 (koha kur është hartuar raporti i NATO-s). Në këtë periudhë, Kapiten Dragani ka bashkëpunuar ngushtë me SNS-në dhe me Milan Ivanovicin. Ai ka hartuar sulme të armatosura, madje edhe me raketa, kundër shqiptarëve dhe kundër anëtarëve të stafit ndërkombëtar në veri të Mitrovicës (UNMIK).

Sipas dokumentit, të gjitha argumentet e nxjerrin Kapiten Draganin një pjesëtar aktiv dhe me përgjegjësi në hierarkinë e MUP-it serb të paraluftës, gjatë luftës dhe të pasluftës. Kjo mbetet edhe një dëshmi e implikimit direkt të forcave serbe të policisë në destabilizimin e vazhdueshëm të Kosovës, thotë dokumenti.

Delibasic ishte refuzuar në shtator të vitit 2001, në përpjekjen e tij për të qenë pjesëtar i Shërbimit Policor të Kosovës.

Vuçina Janicijevic, banues në Kralevë të Serbisë, sipas dokumentit konfidencial të NATO-s, është përgjegjës direkt për organizimin e strukturave të policisë serbe (MUP) në Kosovë. Ai mban lidhje të mira me shumë politikanë serbë të veriut, si dhe ka një bashkëpunim të mirë me Kapiten Draganin.

Dokumenti më tej saktëson se sistemi i komunikimit të “Rojave të Urës” në Mitrovicë, ishte i njëjti me atë të MUP-it serb dhe për këtë përkujdesej Vucina Janicijevic. Andaj, konstaton NATO, “Rojat e Urës” nuk veprojnë në izolim, por brenda një strukture mirë të organizuar.

Në fund të gushtit të vitit 2001, derisa Vucina trajtohej me kancer në Beograd, organizimin e incidenteve te Tre Rrokaqiejt, në veri të Mitrovicës, do ta organizojë xhaxhai i tij, Mitro Janicijevic.

Në dokumentin voluminoz të NATO-s, një ndër protagonistët e kapo-bandave që e mbajtën të trazuar veriun e Kosovës është edhe Ivan Mandic. Në dokument ai përmendet se me profesion është paramilitar, ndërsa dallohet si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës që mban lidhje të mira me politikanët serbë të veriut të Kosovës.

Ivani e ka ndarë një apartament me babanë e tij, Slavko Mandic, ndërsa një dhomë e ka pasur përherë në dispozicion të eprorit të lartë të MUP-it të Serbisë në Kosovë, Kapiten Draganit.

Mandic konsiderohet si diler i madh i drogës, tok me Vania Matfienkon, dhe si pjesë e strukturave paramilitare të Beogradit ka qenë një ndër abuzuesit dhe kriminelët më të mëdhenj të luftës në Kosovë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *