Home / Lajme / Botë / KS-ja e KB-së miratoi zhbllokimin e 1,5 miliardë dollarëve mjete finaniare libiane në bankat amerikane

KS-ja e KB-së miratoi zhbllokimin e 1,5 miliardë dollarëve mjete finaniare libiane në bankat amerikane

2 gusht-Vendimi pason pas marrëveshjes mes SHBA-së dhe Afrikës Jugore, i cili e kundërshtonte këtë hap me arsyetim se do të paraqet pranim të Këshillit kalimtar kombëtar opozitar.

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara e miratoi iniciativën e SHBA-së për zhbllokimin e 1,5 miliardë dollarëve mjete financiare në bankat amerikane, të cilat ishin të bllokuara me dy rezoluta të KB-së në fillim të vitit.

Vendimi pason pas marrëveshjes mes SHBA-së dhe Afrikës Jugore, i cili e kundërshtonte këtë hap me arsyetim se do të paraqet pranim të Këshillit kalimtar kombëtar opozitar.

Vendimi i marrë i KB-së e hap rrugën e SHBA-së që t’i lirojnë të hollat e kryengritësve libianë.

Sipas zëdhënëses të Departamentit të shtetit Viktoria Njuland, mjetet e zhbllokuara do të ndahen në tri pjesë nga 500 milionë dollarë. Pjesa e parë do të jetë e dedikuar për kënaqjen e “nevojave humanitare urgjente” të popullit libian. Pjesa e dytë do të shërbejë për pagim të kredive të KKK-së. Pjesa e tretë dhe e fundit do të shfrytëzohet nga KKK-ja për pagim të shpenzimeve në sferën e shëndetësisë, arsimit dhe dërgesë urgjente të rebelëve për popullatën e Libisë

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *