Home / Sport / Kurtishi dhe Peev OUT kundër Rabotniçki

Kurtishi dhe Peev OUT kundër Rabotniçki

‘Edhe pse dita e hënë është e caktuar për regjistrimin e futbollistëve, neve disi po na vonohen punët vazhdimisht. Dy përforcimet e fundit Peev-i dhe Kurtishi nuk do të kenë të drejtë loje kundër Rabotniçkit vetëm për faktin se në federatë kanë ngadalsuar procesin. Për Peev-in nga Turqia na lajmërojnë se kanë dërguar në kohë dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa këtu te ne në FFM, nuk arrijnë t’a marrin në kohë. Kjo s’është e drejtë, dhe ndoshta edhe kemi të drejtë të mendojmë se me qëllim po na bëhen këto gjëra’, tha Ibishi, i cili theksoi se kjo nuk është hera e parë që Shkëndija ballafaqohet me probleme të kësaj natyre.

Shkëndija e Tetovës vazhdon të jetë në sy të keq të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, e cila si duket nuk ka ndërmend të ndalet me obstruksionet ndaj skuadrës ‘kuqezi’. Pas shumë rasteve paraprake, më i freskëti është mos-regjistrimi në kohë i dy përforcimeve të fundit të Shkëndijës, Oliver Peev dhe Mensur Kurtishi. ‘Padrejtësitë e FFM-së ndaj skuadrës tonë nuk kanë fund. Nuk kuptojmë se përse nuk na mundësojnë të njejtat kushte si skuadrave tjera. Ne nuk duam ndihmë, por drejtësi. S’kërkojmë lëmoshë nga askush, jemi të fortë dhe jemi të gatshëm të luftojmë në teren, mirëpo padrejtësitë prej anash na penalizojnë shumë’, foli me indinjatë nënkryetari i Shkëndijës, Idris Ibishi, i cili sqaron në vazhdim se për çka bëhet fjalë. ‘Edhe pse dita e hënë është e caktuar për regjistrimin e futbollistëve, neve disi po na vonohen punët vazhdimisht. Dy përforcimet e fundit Peev-i dhe Kurtishi nuk do të kenë të drejtë loje kundër Rabotniçkit vetëm për faktin se në federatë kanë ngadalsuar procesin. Për Peev-in nga Turqia na lajmërojnë se kanë dërguar në kohë dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa këtu te ne në FFM, nuk arrijnë t’a marrin në kohë. Kjo s’është e drejtë, ndoshta edhe kemi të drejtë të mendojmë se me qëllim po na bëhen këto gjëra’, tha Ibishi, i cili theksoi se kjo nuk është hera e parë që Shkëndija ballafaqohet me probleme të kësaj natyre. ‘Kohë më parë duhej që të udhëtoj nga Austria për në Maqedoni, vetëm e vetëm për të gjetur gjuhë të përbashkët për të regjistruar futbollistët. Lloj-lloj obstruksionesh, intriga dhe kush e di se çfarë, vetëm e vetëm për të mos na lënë të qetë të bëjmë punën tonë. Neve si klub as që na intereson politika, e as kreu i FFM-së. Ne duam të garojmë aty ku jemi më të fortë, në teren, por ja që edhe aty po hasim në pengesa’, shtoi Ibishi duke plotësuar më tej. ‘Por u bëj apel të gjithëve se ne nuk kemi ndërmend të ndalemi dhe të biejmë në këto provokime. Do të tregohemi edhe më të fortë për të bindur të gjithë se duam të garojmë në mënyrë korekte. Nëse jo këtë javë, përforcimet do i regjistrojmë javën e ardhshme. Kjo shtyrje nuk mund të zgjasë deri në pafundësi. Por edhe këtë javë ndoshta dikush është i kënaqur që nuk do mund të llogarisimin në të gjithë futbollistët, por Shkëndija mbetet e fortë edhe me ata që do të kenë të drejtë loje këtë fundjavë. Besoj se këtë që them do të dëshmojmë me rezultat pozitiv në Shkup kundër Rabotniçkit’, përfundoi numri dy i skuadrtës kampione të Maqedonisë, Idris Ibishi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *