Home / Lajme / Rajon / Maloku: AAK-ja i ka bërë dëm të madh LDK-së

Maloku: AAK-ja i ka bërë dëm të madh LDK-së

16 gusht-“Kam kontakte me nivele më të ulëta të partisë, jo me kreun që udhëheq tani partinë, për arsye se vizioni i tyre ka qenë kundërshtues ndaj ofertës për të marrë një pjesë të madhe të Qeverisë dhe presidencës. Ata e kanë kuptuar që kanë gabuar dhe çdo ditë e më tepër po bindem, por edhe anëtarësia që kreu i sotëm është mirë që në zgjedhje te ardhshme të japin dorëheqje nga pozitat udhëheqëse që i kanë dhe t’ua lënë njerëzve që kanë pasur vizion dhe kanë menduar më mirë për AAK-në”, ka thënë Maloku.

I dorëhequr nga postet drejtuese të partisë, ish- nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Maloku e ndjen ende veten pjesë të kësaj partie. Ai ka thënë se është tërhequr për shkak se nuk ka pasur sukses projekti i tij për koalicion të AAK-së me PDK-në, përderisa për përpjekjet e afrimit të drejtuesve të AAK-së me LDK-në, Maloku mendon se kjo nuk do të ndodhë, për shkak se, sipas tij, është pikërisht AAK-ja ajo që e ka dëmtuar më së shumti LDK-në.
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës në tri legjislatura, ka thënë për Kosovapress se beson fuqishëm se AAK-ja nuk do të mund të afrohet me LDK-në asnjëherë, për faktin se në vazhdimësi, që para ndarjes së LDK-së, i ka shkaktuar dëme të mëdha.
“Unë nuk besoj se LDK-ja do ta thërras AAK-në në koalicion, sidomos jo pas atij skandali që ia ka bërë vetë AAK-ja LDK-së, edhe me Nexhat Dacin edhe me Fatmir Sejdiun. Pra është AAK-ja që ia ka bërë ato skandale LDK-së dhe AAK-ja është ajo që e ka ndihmuar ndarjen e LDK-së. Ka qenë ndihmesë e madhe për ta shkarkuar në atë kohë Nexhat Dacin nga kryetari i Kuvendit dhe normalisht edhe AAK-ja ka inicuar dërgimin e Fatmir Sejdiut në Gjykatën Kushtetuese dhe Kosova të hyjë në krizë politike. Pas këtyre dy skandaleve që ia ka bërë AAK-ja LDK-së nuk e besoj që do të ketë ofertë”, ka thënë Maloku.
Ai konsideron se brenda Kryesisë së AAK-së është një grup i cili e ka manipuluar krejt situatën para arritjes së koalicionit aktual qeverisës, duke thënë se Hashim Thaçi nuk do të mund të qëndrojë në Qeveri për më shumë se gjashtë muaj, andaj edhe nuk e kanë parë të arsyeshme futjen në koalicion.
“Unë e kam ditur se nuk është e vërtetë kjo, sepse nuk ka logjikë dhe çdo gjë që nuk është logjike, nuk është mirë të pranohet dhe të ketë përkrahës”, ka thënë ai.
Megjithëse ka dhënë dorëheqje nga strukturat udhëheqëse, Maloku thotë se është anëtar i AAK-së dhe ka kontakte të vazhdueshme me nivele më të ulëta në parti, por asnjëherë në selinë e AAK-së, në të cilën thotë se nuk ka qenë prej që është larguar.
“Kam kontakte me nivele më të ulëta të partisë, jo me kreun që udhëheq tani partinë, për arsye se vizioni i tyre ka qenë kundërshtues ndaj ofertës për të marrë një pjesë të madhe të Qeverisë dhe presidencës. Ata e kanë kuptuar që kanë gabuar dhe çdo ditë e më tepër po bindem, por edhe anëtarësia që kreu i sotëm është mirë që në zgjedhje te ardhshme të japin dorëheqje nga pozitat udhëheqëse që i kanë dhe t’ua lënë njerëzve që kanë pasur vizion dhe kanë menduar më mirë për AAK-në”, ka thënë Maloku.
Ai thekson se në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor do të kërkojë nga struktura aktuale udhëheqëse e AAK-së që të largohet nga kreu i partisë, pasi që, sipas tij, AAK-ja ka humbur shumë që nuk ka hyrë në koalicion me PDK-në. Ndërkohë ka kërkuar që ky grup të vetëdijesohet dhe t’i kapitalizojë votat e partisë kur të bëhet zgjedhja e presidentit të ardhshëm. Përderisa për Grupin Parlamentar të AAK-së thotë se është pa kurrfarë vizioni për të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *