Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonasit do të mbeten pakicë në Maqedoni

Maqedonasit do të mbeten pakicë në Maqedoni

13 gusht-Vitin e kaluar, më shumë maqedonas kanë vdekur sesa janë lindur foshnje të reja, kështu që nataliteti natyror, edhe pse statistika zyrtare tregon ngritje të vogël, është negativ dhe arrin minus 1.763 persona. Ndërkohë te shqiptarët, fëmijë të lindur në të njëjtën periudhë ka pasur 7.200 fëmijë, ndërsa ka pasur 3.073 të vdekur, që sipas statistikave – shqiptarët janë më shumë në Maqedoni për 4127 persona

Maqedonasit mund të bëhen pakicë në shtetin e vet, alarmojnë të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës, sipas të cilës, vitin e kaluar kanë lindur 12.535 fëmijë nga prindër me përkatësi maqedonase, ndërsa kanë vdekur 14.298 maqedonas.

Edhe pse statistika tregon përmirësim të vogël të gjendjes me natalitetin në vend, e dhëna e vitit të kaluar për krahasimin mes të lindurve dhe të vdekurve tregon se numri është negativ dhe është minus 1.763 persona. Në të njëjtën periudhë, krahasuar me shqiptarët – te këta të fundit kanë lindur 7.200 fëmijë shqiptarë, ndërsa kanë vdekur 3.073, që krahasuar mes të lindurve dhe të vdekurve – numri i shqiptarëve është rritur për 4127 persona.

Megjithatë, gjendja me natalitetin në nivel shtetëror është në nivel relativisht të palakmueshëm, për çka flasin të dhënat statistikore se numri i të porsalindurve vitin e kaluar, është ulur për 18.8 për qind në krahasim me atë të vitit 1995. Numri i të vdekurve është rritur për 18.2 për qind në krahasim me vitin 1995. Statistika zbulon edhe numër sa më të madh të shkurorëzimeve në Maqedoni që gjithashtu ndikon negativisht në natalitet. Për 142.3 për qind më tepër shkurorëzime ka patur vitin e kaluar në krahasim me vitin 1995.

Vitin e kaluar, numri i të shkurorëzuarve mes bashkëshortëve maqedonas është thuajse dy herë më i madh se sa shkurorëzimi mes bashkëshortëve shqiptarë. Nga ana tjetër, vitin e kaluar ka patur 6.920 martesa në të cilët dhëndri dhe nusja janë maqedonas, ndërsa 4.779 martesa ku çifti i porsamartuar janë shqiptarë. Në aspekt të bashkëjetesës mes të dyja palëve, është interesant e dhëna se vitin e kaluar, janë bërë vetëm 16 martesa mes një shqiptari dhe një maqedonase dhe 119 martesa mes një maqedonasi dhe një shqiptare – (bëhet fjalë për martesat e maqedonasve me femrat nga Shqipëria).

Nga gjithsej 1.720 shkurorëzime vitin e kaluar, numri më i madh i shkurorëzimeve (324) është në të cilët burri ka qenë i moshës 35 deri në 39 vjet. Statistika tregon se çifti bashkëshortor vendos për shkurorëzim pasi të bëjnë 5 deri në 9 vjet martesë. Është e theksueshme se vitin e kaluar ka patur edhe 59 shkurorëzime, në të cilët bashkëshorti ka patur mbi 60 vjet. Sipas psikologëve, mënyra e shpejtë e jetës i nxitur nga orientimi i fitimit, është arsyeja kryesore për numrin e madh të shkurorëzimeve

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *