Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia atraktive për mysafirët e huaj

Maqedonia atraktive për mysafirët e huaj

8 gusht-Siç tha Ferkan Berberi nga Shoqata hotelierike turistike pranë Lidhjes së Odave ekonomike, ulja e TVSH-së është propozuar jo vetëm për t’u rritur numri i turistëve në vend, punësimet dhe investimet, por edhe për tu ashpërsuar kriteret, standardet në sektorin që do të paraqet konkurrencë më të madhe.

Zhvillimi i turizmit mbetet midis prioriteteve të Qeverisë. Po vazhdojmë me realizimin e projekteve të filluara me qëllim që Maqedonia të bëhet destinacion atraktiv turistik. Kështu tha ministri i Ekonomisë, Valon Saraqini pas takimit të së hënës me përfaqësuesit e agjencive turistike.

Këtë vit për subvencionim të turizmit janë paraparë 49 milionë denarë, ndërsa ulja e tatimit të vlerës së shtuar nga 18 në pesë për qind për shërbimet turistike që duhet të fillojë në muajin e ardhshëm, do t’i ulë çmimet për mysafirët vendorë dhe do të sigurojë mjete shtesë në Buxhet.

“Turizmi ka ndikim të madh ndaj zhvillimit ekonomik të shtetit, një lojë aktive në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në tërheqjen e investimeve, e rrit derdhjen devizore dhe inkurajon zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, përmendi Saraçini.

Sipas hotelierëve, masat qeveritare veçmë po japin rezultate. Maqedonia arriti të promovohet si destinacion turistik. Përveç Ohrit dhe Strugës të cilat deri më tani ishin më të vizituarat, në turet për mysafirët e huaj tani janë përfshirë edhe Strumica, Negotina, Kavadari, Shtipi, Demir Kapia…

“Kryeministri Nikolla Gruevski tregoi mirëkuptim të madh për problematikën dhe pranoi 90 për qind nga propozimet tona. Ato veçmë janë implementuar në terren dhe po japin rezultate. Fluksi i turistëve të huaj veçanërisht në Ohër dhe Strugë është shumë i madh”, theksoi Donço Tanevski, kryetar i HOTAM-it.

Efekti i subvencioneve, shtoi, është evident. Kjo pritet edhe nga masa e dytë, ulja e tatimit. “Për këtë muajin e kaluar kemi nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me turoperatorët e huaj”, tha Tanevski.

Duke pasur parasysh se një turist i huaj vetëm për një fjetje dhe mëngjes shpenzon 15 deri 16 euro, në bazë të TVSH-së për ekstra shërbime në Buxhet, thonë hotelierët, do të derdhen nëntë milionë euro.

“Në Ohër për momentin ka pesë fluturime të aeroplanëve nga Holanda që nuk ka qenë rast në kohërat më të mira. Paralajmërimet për vitin e ardhshëm janë të paktën gjashtë fluturime, ndërsa në tre vitet e ardhshme qëllimi i partnerëve tanë është frekuentimi ë arrihet deri në minimum një fluturim në ditë”, informon Tanevski.

Këtë sezon përmes aeroportit të Ohrit pritet që të vijnë të paktën 15.000 turistë holandezë dhe 1.600 mysafirë nga Finlanda.

Siç tha Ferkan Berberi nga Shoqata hotelierike turistike pranë Lidhjes së Odave ekonomike, ulja e TVSH-së është propozuar jo vetëm për t’u rritur numri i turistëve në vend, punësimet dhe investimet, por edhe për tu ashpërsuar kriteret, standardet në sektorin që do të paraqet konkurrencë më të madhe.

Në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të Ministrisë me punonjësit turistikë. Ata kanë shprehur edhe propozime konkrete rreth shfrytëzimit të fondeve paraqasëse evropiane për zhvillimin e turizmit rural dhe alternativ.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *