Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia miratoi ligjin për menaxhimin e pajisjeve elektro-teknike

Maqedonia miratoi ligjin për menaxhimin e pajisjeve elektro-teknike

21 gusht-Ndërkohë, në bazë studimeve të kryera nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor rezulton se një përqindje e madhe e popullsisë ruan të paktën nga një aparat telefonik në shtëpi të cilin nuk e shfrytëzon, 22 për qind kanë nga një frigorifer, 19 për qind mbajnë televizor, 17 për qind nga një furrë, ndërsa 33 për qind kanë pajisje informatike, kompjuter dhe printer.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e saj të mbajtur më 17 gusht 2011 e miratoi tekstin me propozim të Ligjit për menaxhim me pajisjen elektrike dhe elektronike të cilin e përgatiti Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Me nxjerrjen e këtij ligji, tërësisht rrumbullakohet procesi i harmonizimit të legjislaturës nacionale në sferën e menaxhimit me mbeturinat me çka drejpërdrejt kontribuohet për procesin e aproksimimit të vendit drejt vendosjes së sistemit modern dhe gjithpërfshirës për menaxhimin me pajisjen elektrike dhe elektronike posaçërisht për menaxhimin me mbeturinat e pajisjeve dhe me këtë do të minimizohet ndikimi i këtij lloi të mbeturinës mbi mjedisin jetësor. Me rëndësi të posaçme është se ky ligj do të mundësojë shfrytëzimin e komponentave të dobishme nga mbeturinat e pajisjes elektrike dhe elektronike”, deklaroi në një konferëncë për shtyp, Abdylaqim Ademi, ministër i Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë.

Ai tha se, nxjerrja e ligjit është planifikuar në kuadër të Programit Nacional për harmonizim me legjislaturën e UE-së, gjatë të cilit kryhet harmonizimi me Direktivën 2002/96 për mbeturinat e pajisjes elektrike dhe elektronike, si dhe një numër i caktuar i vendime, të cilat e rregullojnë këtë sferë.

“Njëherësh, realizohet edhe harmonizimi me Direktivën 2002/95 për kufizimin e përdorimit të substancave të rrezikshme në pajisjen elektrike dhe elektronike. Ligji është përgatitur në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Republikën e Sllovenisë, duke përfshirë këtu edhe përpunimin e Vlerësimit të Ndikimit të Rregullativës (RIА)”, shtoi ai.

Në procesin e përgatitjes së tekstit të këtij ligji u mbajtën 3 debate publike rajonale edhe ate: në Shtip, Ohër dhe Shkup, si dhe draft teksti i ligjit sidomos u shqyrtua me Odën Ekonomike të RM-së dhe me palët e interesuara. Gjithashtu u mbajt edhe punëtoria e organizuar nga TAIEX – programi i UE-së me pjesëmarrjen e shumë ekspertëve europian me të cilët u shkëmbyen përvojat në këtë sferë. Debatet publike u realizuan në kuadër të projektit rajonal, Rrjeti Ballkanik për mbështetje në menaxhimin me mbeturinat, të zbatuar nga OJQ Metamorfozis.

Ndërkohë, në bazë studimeve të kryera nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor rezulton se një përqindje e madhe e popullsisë ruan të paktën nga një aparat telefonik në shtëpi të cilin nuk e shfrytëzon, 22 për qind kanë nga një frigorifer, 19 për qind mbajnë televizor, 17 për qind nga një furrë, ndërsa 33 për qind kanë pajisje informatike, kompjuter dhe printer.

“Nxjerrja e ligjit ka një rëndësi të madhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor, jetën dhe shëndetin e njerëzve, ruajtjen dhe kursimin e resurseve natyrore, si dhe paraqet rrumbullakimin e procesit për transponimin e legjislaturës evropiane në sferën e menaxhimit me mbeturinat si dhe avancim në proceset euro-integruese të Republikës së Maqedonisë”, tha Ademi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *