Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia nuk është në krizë

Maqedonia nuk është në krizë

10 gusht-“Në perëndim janë të vetëdijshëm për situatën në Maqedoni, njëri aspekt moszgjidhja e kontestit të emrit me fqiun jugor dhe aspekti tjetër marrëdhëniet ndëretnike që janë të pasigurta dhe në një moment të caktuar ato mund të marrin drejtimin e padëshiruar. Mirëpo, tani për fat të mirë, shihet se ka stabilitet në Maqedoni dhe mendoj se kjo është arsyeja që ministri Vestervele nuk do të qëndrojë në Shkup”, ka deklaruar Reljic.

Maqedonia nuk është në krizë dhe se në këtë vend ka stabilitet, ka deklaruar Dusan Reljic, drejtori i Institutit gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (German Institute for International Affairs and Security).

Ai këtë e ka deklaruar në një intervistë për Deutsche Welle, i pyetur edhe lidhur me vizitën e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Guido Vestervele në disa vende të rajonit, duke shmangur Maqedoninë në agjendën e tij.

Sipas tij, shefi i diplomacisë gjermane Vestervele nuk do të qëndrojë në Maqedoni, për shkak se ky vend është në vëzhgim politik dhe nuk ka krizë.

“Në perëndim janë të vetëdijshëm për situatën në Maqedoni, njëri aspekt moszgjidhja e kontestit të emrit me fqiun jugor dhe aspekti tjetër marrëdhëniet ndëretnike që janë të pasigurta dhe në një moment të caktuar ato mund të marrin drejtimin e padëshiruar. Mirëpo, tani për fat të mirë, shihet se ka stabilitet në Maqedoni dhe mendoj se kjo është arsyeja që ministri Vestervele nuk do të qëndrojë në Shkup”, ka deklaruar Reljic.

Sipas tij, çelësi për zhbllokimin e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë është në Athinë dhe Shkup dhe se siç tha ai: politikanët e huaj mundet që shumë pak të manovrojnë në hapësirën e negociatave.

Ministri i jashtëm gjerman do të qëndrojë për vizitë në Mal të Zi, Kosovë dhe Kroaci. Reliq vlerëson se porosia e Vestervele do të jetë që rajoni i Ballkanit nga një rajon konfliktesh të transformohet në një rajon stabiliteti

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *