Home / Lajme / Rajon / Masakra në Hungari, autori nga Maqedonia

Masakra në Hungari, autori nga Maqedonia

12 gusht-Mediat thonë gjithashtu se me policinë po bashkëpunon edhe një person i cili kishte qenë i varrosur por kishte arritur të çlirohej dhe të arratisej.

Hungarezët sot janë tronditur nga një akt mizor, të cilin sot në mëngjes e ka zbuluar policia e tyre. Protagonist kryesor i kësaj tragjedie, sipas dyshimeve të para është një shtetas i Maqedonisë, i cili dyshohet se ka varrosur për së gjalli të paktën 6 njerëz. Mediat hungareze njoftojnë se deri më tani janë gjetur 6 kufoma në një pyll në afërsi të portit Ksepel. Byroja Kombëtare e Hetimeve ende nuk ka dhënë komente dhe detaje zyrtare për rastin. Por sipas burimeve policore, vetë i dyshuari nga Maqedonia e ka çuar policinë tek vendi ku u gjetën kufomat.
Mediat thonë gjithashtu se me policinë po bashkëpunon edhe një person i cili kishte qenë i varrosur por kishte arritur të çlirohej dhe të arratisej. Fillimisht dyshohej se njeriu monstër është shtetas i Serbisë, por ambasada serbe me seli në Budapest, sot ka njoftuar se vrasësi që e burgosi policia hungareze së bashku me dy të dyshuar të tjerë për kryerjen e akteve mizore mbi njerëz, nuk është serb, por maqedonas. Ndërkohë nuk dihet identiteti i dy shoqëruesve të tij.
Edhe një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Serbisë, ka deklaruar për gazetën beogradase “Blic’, sot ka konfirmuar se njeriu monstër, që ka kryer këto akte mizore, nuk është shtetas i Serbisë siç ishte dyshuar më parë, por shtetas i Maqedonisë. Madje ai thotë se për këtë gjë është e informuar edhe Ambasada e Maqedonisë në Budapest. Por autoritetet maqedonase deri më tani nuk e kanë para fare të arsyeshme të prononcohen rreth këtij akti vandal që ka tronditur gjithë botën.
I burgosuri me shtetësi maqedonase, së bashku me 2 të dyshuarit e tjerë, është burgosur nën akuzë se ka varrosur njerëz të gjallë në malin Ksepel, në pjesën jugore të Budapestit. Policia pas hetimeve të bëra ka gjetur 6 trupa njerëzish. Sipas analizave, viktimat e kësaj tragjedie, kanë qenë të varrosura para disa muajve.
I gjithë ky tmerr është zbuluar nga një djalë i ri me origjinë nga Rumania. Ai thuhet se ka qenë viktima e radhës e vrasësve serik, por ka arritur disi të dalë nga gropa ku ishte varrosur për së gjalli. Me t’u kthyer në shtëpi, sipas mediave hungareze, djali identiteti i të cilit është fshehur, ka paraqitur rastin në polici.
Ai ka thënë se njeriu monstër e ka njohur tërë familjen e tij dhe se disa herë ka qenë në vizitë në shtëpinë e tyre. Madje, sipas rrëfimeve në polici, vrasësi në të shumtën e rasteve ka kërkuara para me hua, por se çdoherë i ka kthyer në kohë. Kjo mirësjellje e tij, dyshohet se është bërë për të rritur besimin tek viktimat e radhës. Dhe në fakt duket se e gjithë ngjarja ka rrjedhur në atë drejtim. Sipas mediave, vrasësi, bashkë me dy shoqëruesit e tij, një ditë e kishte ftuar viktimën e radhës për të shkuar në një shtëpi pylli tek disa miq. Gjithmonë sipas mediave hungareze, pasi ishin dehur, tre masakruesit, e kishin varrosur viktimën për së gjalli, por fatmirësisht ai kishte arritur të dalë. Por këtë fat të tij, nuk e kanë pasur të paktën 6 viktimat tjera. Alsat-M

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *