Home / Sport / Mensur Kurtishi prezentohet para publikut tetovar

Mensur Kurtishi prezentohet para publikut tetovar

Presidenti i Shkëndijës Nuriman Shaqiri, pak para startit të ndeshjes të së dielës doli në teren së bashku me Mensur Kurtishin, duke krijuar eufori dhe ovacione të mëdha në tribuna.

Shkëndija edhe zyrtarisht ka prezantuar Mensur Kurtishin si futbollist të saj. Pasi ditë më parë kishin siguruar firmën e Kurtishit, drejtuesit ‘kuqezinjë’ nuk kishin moment më të mirë se sa para fillimit të takimit me ’11 Oktomvrin’, publikut të tyre t’ua prezantojnë aktivizimin e rij. Presidenti i Shkëndijës Nuriman Shaqiri, pak para startit të ndeshjes të së dielës doli në teren së bashku me Mensur Kurtishin, duke krijuar eufori dhe ovacione të mëdha në tribuna. Kurtishi së bashku me presidentin Shaqiri u fotografuan me fanellën ‘kuqezi’, deri sa ‘Ballistët’ së bashku me pjesën tjetër të publikut i dëshiruan mirëseardhje të ngrohtë futbollistit të tyre të ri. Deri sa gjithë stadiumi thërritte emrin e tij, Kurtishi për herë të parë veshi fanellën e Shkëndijës, duke ndjerë që në prezantim, ngrohtësinë e publikut tetovar. ‘Pas bisedimeve që kisha gjatë gjithë merkatos, vendosa që të vij të luaj në Shkëndijën e Tetovës. Jam shumë i kënaqur që erdha në përfundim të vij këtu dhe shpresoj që në të ardhmen t’i ndihmoj klubit. Po ashtu edhe për veten dua të kem sukses, që të kthehem në kombëtare dhe shpresoj që të kem shumë sukses unë dhe ekipi im i ri’. Mensur Kurtishi menjëherë do t’i bashkohet Shkëndijës në seancat stërvitore, ndërsa pritet që nga ndeshja e ardhshme me Rabotniçkin të ketë të drejte loje për ekipin ‘kuqezi’. Me angazhimin e Kurtishit, Shkëndija ka bërë të qartë se edhe këtë vit do të synojë pozitat më të larta të futbollit në vend.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *