Home / Sport / Messi: Treguam se jemi duke luajtur mirë

Messi: Treguam se jemi duke luajtur mirë

Dy gjigantët e futbollit, Barcelona e Real Madridi, paralajmërojnë luftë të ashpër për titullin e kampionit të Spanjës.

Barcelona dhe Real Madridi në hapje treguan muskujt ndaj rivalëve dhe bënë me dije se edhe këtë edicion do të janë dy skuadra pothuajse të vetmet që do të luftojnë krah për krah për titullin e Spanjës. Barcelona, kampion në fuqi, para tifozëve të vet ka luajtur sikur macja me miun me Villarealin, ndërsa Reali të dielën që shkoi ka deklasuar me 6:0 Zaragozën. Dy gjigantët e futbollit e filluan furishëm edicionin, duke mos treguar fare mëshirë për rivalët. Barcelona edhe këtë herë ka treguar lojën ashtu si di dhe sikurse në edicionet e kaluara. Lionel Messi ishte ai i vitit të kaluar, i cili në nismë ka treguar mjeshtrin e lojës së tij, pos që ka shënuar dy gola, ka dhënë edhe disa asistime të mrekullueshme. Messi ndihet i lumtur që ka filluar me fitore, duke treguar fuqinë e një kampionit dhe një skuadër që luan bukur jo vetëm për të fituar, por edhe për të kënaqur tifozët e saj. “Ne treguam se jemi duke luajtur mirë. Gjëja më e rëndësishme për ne është se ne vazhduam në rrugë të mirë”, ka thënë Messi. I ashtuquajturi jashtëtokësor pret që edhe në takimet ardhshme të vazhdojnë me ritëm të njëjtë sikurse në hapje, bile edhe me lojëra më ofensive. “Kjo verë ka qenë shumë e rëndësishme, për shkak se shkuam edhe drejt sukseseve. Në jemi duke u njohur me njëri tjetrin që kur jemi fëmijë”, ka deklaruar Messi. Edhe Real Madridi ka dëshmuar se ka një skuadër kompakte dhe që do të luftojë me të gjitha forcat për titullin e kampionit të Spanjës. Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka qenë i qetë mbase edhe i kënaqur me një fitore të thellë në Zaragozë, megjithëse ka mundur të jetë edhe më bindëse sikur të ishte loja e mbretërve më kolektive. Fundja, dy skuadrat më të mira në botë bënë lojë sulmuese, treguan mbrojtje të fortë dhe arritën me rezultat bindës të shënojnë fitore.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *