Home / Lajme / Maqedoni / Millçin ka qenë ‘spiun’

Millçin ka qenë ‘spiun’

4 gusht-Në prononcimin e parë për mediat Millçin ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor dhe se nuk ka qenë bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete, por ka qenë i ndjekur nga shërbimet sekrete Jugosllave.Komisioni për verifikimin e fakteve deri më tani ka konstatuar se tre ish funksionarë kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanovski, Kryetari i partisë së Titos Sllobodan Ugrinovski si dhe një ish gjykatës i gjykatës kushtetuese.

Komisioni për verifikimin e fakteve në seancën e sotme e shqyrtoi ankesën e Vladimir Milçinit dhe konstatoi se ai ka qenë bashkëpunëtor me shërbimet sekrete.

“Komisioni pas kundërshtimit me shkrim të parashtruesit të deklaratës, sot u prononcua me vendim, me të cilën u konfirmua se deklarata e tij me shkrim nuk është në pajtim me të dhënat me të cilat disponon Komisioni , për të cilin shkak nuk plotësohet kushti për ushtrimin e funksionit publik”, deklaroi kryetari i Komisionit për lustracion Tome Axhiev. Vendimi është marrë në pajtim me nenin 26 nga Ligji për lustracion.

Lustratorët pasi kanë konfirmuar se ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete, Milçin parashtroi ankesë deri te Komisioni, në të cilin u prononcua se nuk ka qenë bashkëpunëtor.

Pas vendimit të Komisionit për verifikimin e fakteve, Milçinit i mbetet të ankohet deri te Gjykata Administrative dhe Supreme.

Nëse konfirmohet se në sistemin e kaluar ka qenë spiun që të përparojë në karrierë, Milçin duhet të tërhiqet nga të gjitha funksionet publike.

Ai është profesor në Fakultetin për arte të dramës dhe drejtor i organizatës joqeveritare “Shoqëria e hapur”, e financuar nga Sorosi.

Deri tani janë lustruar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Trendafill Ivanovski, lideri i Lidhjes së forcave të majta të Titos, Sllobodan Ugrinovski, ish-gjykatësi i Gjykatës Supreme dhe dy kandidatë për deputetë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *