Home / Lajme / Maqedoni / MO është model i shekullit 21

MO është model i shekullit 21

13 gusht-“Ju duhet vetë ta zgjidhni këtë çështje. Kryeministrat e dy vendeve e pamë se takohen, e përshëndesim këtë dhe shpresojmë se do të gjendet zgjidhje për çështjen e cila u stërzgjat. Qëndrimet tona janë të njohura, ju mbetet juve, do t’ju propozoja t’i pyesni liderët tuaj, se çka bëjnë ata për tejkalimin e këtij problemi”, tha Riker.

Marrëveshja e Ohrit është model i mirë, zgjidhje e shekullit 21 për parandalimin e luftërave civile, shkatërrimin dhe shpëtimin e shumë jetëve. Vuajtje të këtilla pamë në disa pjesë të tjera të këtyre hapësirave, në luftërat në Bosnjë dhe Kosovë. Ju në Maqedoni arritët ta parandaloni këtë dhe duhet të krenoheni me këtë. Bashkësia ndërkombëtare ndihmon, por mbetet fakti që ju vetë mundoheni ta arrini dhe prandaj besojmë se Marrëveshja e Ohrit është e rëndësishme për të ardhmen e vendit. Implementimi i saj konsekuent duhet të jetë drejtimi përmes së cilës duhet të tejkalohen sfidat dhe problemet të cilat ekzistojnë në të gjitha shtetet, veçanërisht në mjediset multikulturore, zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së, Filip Riker.
Në deklaratën të cilën e dha në margjinat e konferencës në Ohër me rastin e dhjetëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, ai nënvizoi se disa nga parimet bazë të konceptuara në marrëveshje mund të shfrytëzohen në rajonin më të gjerë, më pas duke e theksuar parimin e mosekzistimit të zgjidhjeve territoriale për problemet etnike.
“Kjo është zgjidhja e shekullit 21 dhe koha është të braktisen kohërat turbulente dhe të shikohet përpara. Prandaj edhe sekretarja shtetërore Klinton më dërgoi pikërisht në Maqedoni si destinacioni im i parë në funksionin e ri, pasi që Marrëveshja e Ohrit për SHBA-në paraqet model të jashtëzakonshëm. Jemi krenarë që së bashku me kolegët tanë evropianë ju kemi ndihmuar qytetarëve të Maqedonisë dhe liderëve tuaj ta përpunojnë dhe aprovojnë këtë marrëveshje dhe ta shfrytëzojnë në angazhimet për sigurimin e të ardhmes stabile dhe prosperuese”, theksoi Riker.
Për bisedimet e djeshme me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe kërkesat e tij për inkuadrimin më të madh të bashkësisë ndërkombëtare në gjetjen e zgjidhjes për kontestin me Greqinë për emrin, Riker e përsëriti qëndrimin se kjo është çështje të cilën duhet të dy shtetet ta zgjedhin vetë.
“Ju duhet vetë ta zgjidhni këtë çështje. Kryeministrat e dy vendeve e pamë se takohen, e përshëndesim këtë dhe shpresojmë se do të gjendet zgjidhje për çështjen e cila u stërzgjat. Qëndrimet tona janë të njohura, ju mbetet juve, do t’ju propozoja t’i pyesni liderët tuaj, se çka bëjnë ata për tejkalimin e këtij problemi”, tha Riker.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *