Home / Lajme / Maqedoni / Myslimanët nesër festojnë Fitër Bajramin

Myslimanët nesër festojnë Fitër Bajramin

29 gusht-Në emër të BFI-së dhe në emrin tim personal kërkojë nga ju që të solidarizoheni me vëllezërit tanë në Somali, duke kontribouar me mjete dhe atë nëpër xhamit tona në R.M dhe në çdo vend publik ku do të falet namazi i Bajramit. Ndërkohë për këtë qëllim kam nderin t’i përgëzoj të gjithë ato që në këtë ditë Bajrami ndajnë një kafshatë bukë për Somalezët- ALLAHU i Plotëfuqishëm do t’i shpërblen shumëfish dhe do t’i ngritë në pozitat më të larta për veprën e tyre humane dhe vëllazërore.

Myslimanët në Republikën e Maqedonisë, si dhe e tërë bota islame, nesër e feston Fitër Bajramin.

Bajrami është ditë e festimeve dhe falënderimeve ndaj Allahut. Fitër Bajrami shënon përfundimin e agjërimit të muajit të Ramazanit dhe është dita e parë e muajit Shaual. Shumica e myslimanëve e festojnë këtë Bajram të paktën 3 ditë.

Si çdo ditë ashtu edhe ditën e Bajramit një mysliman është i obligueshëm të falë namazin e Bajramit.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 6:45 minuta.

Gjatë muajit të Ramazanit është sadakatul-fitri, lëmosha e obliguar për të dhënë gjatë muajit të Ramazanit. Fitri duhet të jepet para se të falet namazi i Bajramit, e nëse ndonjërit i kalon ajo kohë, atëherë ai sërish obligohet ta japë atë si kompensim.

Bajrami është dita kur takohet forca e të pasurit me dobësinë e të varfërit në dashuri, mëshirë dhe drejtësi nga shpallja e qiellit, titulli i të cilës është zekati, bamirësia dhe lehtësimi, është dita kur gëzohen fëmijët duke luajtur dhe duke u argëtuar, dita kur gëzohen të varfërit duke iu lehtësuar jeta dhe duke shijuar komoditet, dita kur farefisi takohen në bamirësi dhe kujdes për njëri-tjetrin, dita kur muslimanët bashkohen në falje dhe vizita reciproke, dita kur miqtë i ripërtërinë urat e dashurisë dhe elementet e afërsisë, dita kur shpirti fisnik i harron gabimet e të tjerëve ndaj tij, bashkohet pas ndarjes, pastrohet pas përnjollosjes dhe e përshëndet pas injorimit.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë Reisul Ulema H.Sulejman ef. Rexhepi me rastin e Ramazan Bajramit i dërgoi mesazh myslimanëve në Republikën e Maqedonisë.

Bismil-lahir-rahmanir-rahim

“Ka shpëtuar ai që është pastruar, që përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.”( El- A’la, 14-15)

Vëllezër e miq të nderuar, besimtarë të dashur ju përcjelli bekimet e All-llahut Fuqiplotë deri tek ju me shpres që ky muaj i madhërishëm të ketë lënë gjurmë të pashlyera në shpirtin tonë!

Përcollëm muajin më të veçantë, muajin e Kuranit fisnik, muajin e edukimit dhe humanizmit, muajin e shenjtë të Ramazanit në të cilin ne të gjithë e shprehëm dashurinë dhe besimin tonë të sinqertë e të paskajshëm ndaj Krijuesit të të gjitha botërave, Allahut Fuqiplotë. Muaj i cili karakterizohet me plot adhurim, urtësi, porosi, kulturë, moral, vetëdijsim, ringjallje shpirtërore e trupore, me korniza të definuara pozitivisht dhe me koncept shumëngjyrësh e shumëdimensional. Ramazani si muaj që simbolizon sakrificën dhe gadishmërinë e besimtarit të denjë islam për të hequr dorë në emër të Allahut nga të mirat e kësobotshme shpresoj të ketë forcuar edhe më shumë bindjen tonë e të ketë fisnikëruar shpirtin e çdo muslimani.

Gjatë muajit të Ramazanit, përmes Kuranit, namazit, agjërimit dhe durimit , përmes mirësisë dhe humanitetit, kuptuam filozofinë e këtij muaji të shenjtë, i cili shërbeu si udhërrëfyes në drejtim të mënjanimit të të gjitha dukurive devijuese dhe destruktive shoqërore. Ngase feja Islame preferon dashurinë përballë urrejtjes, moralin përballë jomoralit, tolerancën përballë tensionimeve, respektin përballë dhunës, kujdesin përballë neglizhencës, solidaritetin përballë egoizmit.

Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë

Me rastin e kësaj feste botërore Islame bëjë thirrje tek çdo besimtar musliman që të praktikon me përkushtim porosinë e Pejgamberit tonë a.s kur thoshte: “Kush e gjallëron Natën e Bajramit, përmes leximit të Kur’anit, faljes së namazit, të përkujtuarit madhërinë e Zotit në forma të ndryshme , zemra dhe shpirti i tyre do të mbetet i gjallë në Ditën kur të gjitha zemrat do të pushojnë nga gjallëria”.

Sot të gjithë Ne duhet të tregojmë nivelin e kulturës fetare dhe karakterin e personalitetit tonë duke ia shtri dorën gjithsecilit dhe duke ia hapur derën gjithkujt.

Sot duhet të kërkoni falje nga dikush që ndoshta pa dashje e keni lënduar, dikë me të cilin ndoshta nuk jeni përshëndetur gjatë kohë. Sot dhe vazhdimisht, duhet të përputhemi ideologjikisht dhe shpirtërisht, le të mos ketë individ e as grupe që bëjnë çrregullime dhe huti në shoqëri. Të jemi mikëpritës të mëdhej, fytyrat tona le të buzëqeshin pandërprerë, të ripërtërihen lidhjet shoqërore e njerëzore me dashuri, sinqeritet e vëllazërim.

Ne, sot dhe gjithmonë do të jemi afër të varfërve, afër të sëmurëve, skamnorëve dhe jetimëve dhe afër gjithë atyre që kanë nevojë për dorën tonë të shtrirë.

Besimtarëtë respektuar, motra dhe vëllezër!

Në emër të BFI-së dhe në emrin tim personal kërkojë nga ju që të solidarizoheni me vëllezërit tanë në Somali, duke kontribouar me mjete dhe atë nëpër xhamit tona në R.M dhe në çdo vend publik ku do të falet namazi i Bajramit. Ndërkohë për këtë qëllim kam nderin t’i përgëzoj të gjithë ato që në këtë ditë Bajrami ndajnë një kafshatë bukë për Somalezët- ALLAHU i Plotëfuqishëm do t’i shpërblen shumëfish dhe do t’i ngritë në pozitat më të larta për veprën e tyre humane dhe vëllazërore.

Besimtar të nderuar!

Duke ju dëshiruar gëzime dhe lumturi në këto ditë festive të Bajramit, i ftoj të gjithë besimtarët islam, si dhe të gjithë njerëzit tjerë me vullnet të mirë që të kultivojnë vlera njerëzore dhe civilizuese, të shprehin dashuri ndaj familjes, miqëve dhe fqinjëve, të respektojnë konceptin universal për lirinë dhe të drejtat e njeriut e të nderojnë ndryshimet me të cilat na ka karakterizuar Allahu.

Myslimanë të nderuar brenda vendit dhe në diasporën tonë të respektuar qofshit të gëzuar përgjithmon, ALLAHU ju bekoft dhe ME FAT FITËR BAJRAMI!

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *