Home / Lajme / Rajon / NATO: Millan Ivanoviq, krimineli që kontrollon veriun

NATO: Millan Ivanoviq, krimineli që kontrollon veriun

11 gusht-osja e hartuar menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, e përshkruan Millan Ivanoviqin si një kriminel të vërtetë, i cili e ka nën kontroll tërë veriun e Kosovës. “Ai i vjelë tarifat prej njëmijë markash gjermane (atëherë ishte kjo monedhë në qarkullim) për një kamion që të kalojë nëpër veriun e Kosovës”, shkruan aty.

Në një dokument konfidencial të forcave të NATO-s, për biografinë dhe veprimtarinë e mbi 400 personave në Kosovën veriore, kryesisht serbë, të cilin portali LajmeShqip pohon se e ka në dorë, flitet edhe për biografinë prej kapo-bande të të ashtuquajturit lider i serbëve të veriut, Millan Ivanoviq.

Ai (Ivanoviq) është karakter ksenofobik, që kontrollon të gjitha karburantet në veri, kontrabandën me ilaçe dhe materiale ndërtimore, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-s.

Dosja e hartuar menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, e përshkruan Millan Ivanoviqin si një kriminel të vërtetë, i cili e ka nën kontroll tërë veriun e Kosovës. “Ai i vjelë tarifat prej njëmijë markash gjermane (atëherë ishte kjo monedhë në qarkullim) për një kamion që të kalojë nëpër veriun e Kosovës”, shkruan aty.

Ivanoviqi, në materialin konfidencial të NATO-s, për nga posti publik quhet “kryetar i Komitetit ë Mbrojtjes së Kosovës Veriore dhe Kryetar i Këshillit Nacional Serb”.

Dokumenti përshkruan edhe ngritjen politike të Millan Ivanoviqit, si një person që popullaritetin e tij në Kosovën veriore, te serbët, mundohej ta rrisë përmes intrigave ndaj Oliver Ivanoviqit, duke shprehur mospajtime të plota me veprimet dhe vendimet e atëhershme të të ashtuquajturit Komiteti i Mbrojtjes së Kosovës veriore.

Dokumenti flet për strategjinë e ngritjes së Millanit përballë Oliver Ivanvoviqit edhe brenda vetë Këshillit Nacional Serb.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *