Home / Lajme / Maqedoni / Ndarja e Kosovës destabilizon Maqedoninë

Ndarja e Kosovës destabilizon Maqedoninë

3 gusht-“Në rast se pretendohet ndryshimi i kufijve, për një rend të ri, për një konfiguracion të ri në Ballkan, atëherë askush nuk mundet të marrë përgjegjësi dhe të garantojë paqen në Maqedoni, sepse shqiptarët e kësaj ane mund të organizohen vet, në një front, për realizimin e aspiratave të tyre kombëtare”, ka thënë Ahmeti.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një deklaratë për RTK ka thënë se në rast se rrezikohet integriteti dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës, askush nuk mund të marrë përgjegjësi, askush nuk mund të garantojë paqen në Republikën e Maqedonisë.

“Në rast se pretendohet ndryshimi i kufijve, për një rend të ri, për një konfiguracion të ri në Ballkan, atëherë askush nuk mundet të marrë përgjegjësi dhe të garantojë paqen në Maqedoni, sepse shqiptarët e kësaj ane mund të organizohen vet, në një front, për realizimin e aspiratave të tyre kombëtare”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka mbështetur vendimin e qeverisë së Kosovës për ndërhyrje në veri të Kosovës me qëllim të vendosjes së sundimit të ligjit si dhe ruajtjes e sovranitetit shtetëror, ndërsa ka deklaruar se partia të cilën e drejton ai me vëmendje po i përcjell zhvillimet në veri të Kosovës dhe shpreh shqetësimin duke theksuar faktin se atje akoma veprojnë grupe kriminale dhe kontrabandistë të cilët paraqesin rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *