Home / Lajme / Rajon / NË DITËN E SOTME

NË DITËN E SOTME

24 gusht-Nëntë studentë shqiptarë të Kosovës u dënuan për “terrorizëm” nga një deri në shtatë vjet e gjysmë burg nga një gjykatë serbe e Prizrenit. Studentët u shpallën fajtorë sepse bënin pjesë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që luftonte forcat serbe, për “armëmbajtje pa leje dhe për veprimtari kundër shtetit”

79 – Qytetet e Pompeit, Herculaneum dhe Stabie u shkatërruan dhe mijëra njerëz u vranë nga një shpërthim vullkanik i malit Vezuv në Itali.

410 – Alarik, udhëheqësi i Visigotëve pushtoi Romën.

1461- Skënderbeu, me një ushtëri prej 3.000 vetesh, u nis për n’Itali, per te përmbysur të gjitha planet dhe manovrat e armiqve të Ferdinandit mbret I Napolit.

1516 – Sultan otoman Selimi I, mposhti ushtrinë mamelukase afër Alepos, duke i siguruar kështu perandorisë edhe Sirinë.

1572 – Ndodhi masakra e shën Bartolomeut, kur në të gjithë Francën u vranë brenda një nate 70 000 Hugenotë.

1737 – Novi Pazari, ku kishin përparuar 500 kryengrites shqiptare, ra ne duart e turqve.

1759 – Lindi William Wilberforce, burrë shteti anglez, filantropist dhe reformator.

1779 – Njerezit e Kurt Pashes sundimtarit te Beratit, kapen ne befasi shen Kozmanë, i prene koken dhe e hodhen ne ujrat e Semanit. Ai ishte nje nga figurat me te shquara ne fushen e teologjise. Shen Kozmai eshte quajtur murgu endacak qe nuk u emerua kurre prift. Per nder te tij 24 gushti eshte quajtur dita e shen Kozmait.

1814 – Washington ra në duart e forcave britanike, të cilët dogjën shumë zona të kryeqytetit amerikan. Presidenti James Madison erdhi në fuqi.

1865 – Lindi Ferdinand I, mbret i Rumanisë. Megjithëse besonte në fuqinë e Gjermanisë, ai bashkoi vendin e tij me aleatët në Luftën e Parë Botërore.

1898 – Cari rus Nikola II, propozoi një konferencë të fuqive të mëdha për “ruajtjen e paqes botërore me anë të çarmatimit”.

1899 – Lindi shkrimtari argjentinas Jorge Luis Borges, një nga shkrimtarët më të njohur të Amerikës Latine.

1905 – Lindi Siaka P.Stevens. Ai u bë presidenti i parë i Sierra Leones në 1971.

1907- Mërgimtaret shqiptare ne Kostance te Rumanise i derguan nje memorandum fuqive evropiane ne konferencen nderkombetare te Hages, ku kerkonin perkrahje ne zhvillimin kulturor kombetar te shqiptareve.

1913 -Doli numri i pare i Gazetes se shtetit te pavarur shqiptar “Perlindja e Shqipnis”. Ajo dilte dy here ne jave dhe numeronte 21 numra deri ne vitin 1914. Ajo u be jehone e politikes qeverisese te Vlores kryesuar nga Ismail Qemali.

1919- Zbulimi i marreveshjes se fshehte France -Greqi sipas se ciles forcat franceze ia lejonin Korcen reparteve greke, ngjalli revolten shqiptare, qe beri te deshtoje manovra e radhes per nje coptim te Shqiperise.

1924 -Ra heroikisht ne Moker atdhetari Riza Cerova. Ai u lind në Cerovë të Skraparit më 1896. Mbrojti punimet e Kongresit të Lushnjes dhe ishte nder veprimtaret kryesor te Revolucionit Demokratik te Qershorit.

1954 – Getulio Vargas, president i Brazilit në vitet 1930-45 dhe 1951-54, u vra nga komitët.

1954 – Vdiq kryeministri i Afrikës Jugore Johannes Strijdom.

1968 – Franca u bë fuqia e pestë bërthamore kur ajo shpërtheu një bombë hidrogjeni afër vendit të quajtur Fugataufa Atoll, mes Australisë dhe Amerikës Jugore.

1989 – Polonia zgjodhi si kryeministër Tadeusz Mazowiecki, duke u bërë i pari ven i bllokusovjetik me një kryeministër jo komunist.

1991 -Parlamenti i Ukrainës deklaroi pavarësinë e tij nga Moska.

1998 – Vdiq në moshën 88 vjeçare aktori veteran E.G.Marshall. Ai ka interpretuar në filmat “Call Northside 777” dhe “The Caine Mutiny”.

1998 – Nëntë studentë shqiptarë të Kosovës u dënuan për “terrorizëm” nga një deri në shtatë vjet e gjysmë burg nga një gjykatë serbe e Prizrenit. Studentët u shpallën fajtorë sepse bënin pjesë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që luftonte forcat serbe, për “armëmbajtje pa leje dhe për veprimtari kundër shtetit”.

1999- Humoristi i njohur Gezim Kruja me 24 gusht 1999 u shpall nga keshilli Bashkiak “Krenaria e Shkodrës”. Në karrierën e tij 40 vjeçare ka realizuar mbi 1000 role, si artist humorist i skenës dhe ekranit.

1999 – Amerikani 51 vjeçar John Wooten, i cilësuar si ‘burri më i fortë në botë’ spostoi një anije prej 16 tonelata, duke e tërhequr me një litar nga moli i “Fort Lauderdale” në Florida. Wooyene ka lëvizur anijen rreth 20 metra për 40 minuta.

2006 – Qeveria e SHBA-së njoftoi se uragani Katrin, i cili e goditi SHBA-në në gusht të vitit 2005 është fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e vendit dhe se dëmi i përgjithshëm ishte 118 miliardë dollarë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *