Home / Lajme / Maqedoni / Në Drenoc ska ujë

Në Drenoc ska ujë

29 gusht-“Ka afër një muj e gjys apo dy që skemi ujë vjen pas mesnate prej 2 e 30 deri ora katër mbushim nga pak. Se di çka është puna kjo pjesa e lagjes nën rrugën kryesore nonstop ka ndërprehet një orë dy, se di cka është kjo punë duhet ndarë uji proporcionalisht të ken uj tan mahallat tanë Tetovë” shprehet një tjetër banor

Asesi të rregullohet çështja e ujit të pijshëm në Tetovë. Me ditë të tëra lagjet periferike dhe paralagjet të Tetovës janë pa ujë për pije. Dy ditë me radhë gjatë uikendit kanë reaguar banorët e paralagjes tetovare Drenoc. Ata thonë që në katër ditë kanë nga 1 orë ujë. Banorët kërkojnë që ky problem të zgjidhet.“Tash në kohët e fundit në tre apo katër ditë një pikë uji vjen dhe ska, turp duhet t`iu vijë për këtë popull, ramazan është fëmit u kallën nuk ka uj. Në tri ditë vin një pikë në dy të natës, por në tri ditë” thotë një banor i lagjes Drenoc. Ai shprehet se ujë nuk kanë as ditën e as natën, ndërsa furnizohen me nga pjesa e poshtme me bidona. “Gati dy muj nuk kemi ujë, ja dalim kështu mbushim, por është pak interesant në këtë lagjen tonë pjesa nën rrugën kryesore ka pak uj nuk du të keqkuptohem pse kanë ato, por diçka nuk është në rregull, tek ata ka pak ujë ndërsa kjo pjesa jonë në këtë lagjen lart ka pas rast nga katër dit ska pas ujë” thonë në kafiterinë Loki që gjendet në këtë lagje. Banorët e kësaj lagje theksojnë se vetëm në emsnatë mbushin ujë. “Ka afër një muj e gjys apo dy që skemi ujë vjen pas mesnate prej 2 e 30 deri ora katër mbushim nga pak. Se di çka është puna kjo pjesa e lagjes nën rrugën kryesore nonstop ka ndërprehet një orë dy, se di cka është kjo punë duhet ndarë uji proporcionalisht të ken uj tan mahallat tanë Tetovë” shprehet një tjetër banor.Ndërsa nga ndërmarrja publike Komunale, shprehen se, ujë ka por shkaku i keqpërdorimit të tij, nga disa qytetarë të pandërgjegjshëm, bën që uji të mos mundë ta mbulojë tërë qytetin.(U.H)

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *