Home / Lajme / Maqedoni / Në korrik janë regjistruar 252 zjarre

Në korrik janë regjistruar 252 zjarre

16 gusht-Në kontekst të politikave parandaluese të Drejtorisë ai e përsëriti apelin deri te qytetarët për sjellje të vëmendshme gjatë kalimit në pyje, ndërsa deri te bujqit të mos djegin hamullore, me qëllim që të parandalojnë zjarre.

Gjithsej 252 zjarre kanë ndodhur në territorin e Maqedonisë në korrik të këtij viti, kryesisht si pasojë e temperaturave të larta dhe faktorit njeri, me ç’rast është përfshirë sipërfaqe prej rreth 1.250 hektarë, më së shumti barë i thatë, sipërfaqe bujqësore dhe hamullore. Në shuarjen e disa prej tyre kanë qenë të angazhuar edhe aviacionet e specializuara me të cilat disponon Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyyp drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Shaban Saliu, numri i zjarreve të regjistruara është pothuajse i njëjtë si edhe në muajin korrik të vitit 2009, 278, por dukshëm më e vogël është sipërfaqja e përfshirë dhe atëherë ishte 185 hektarë.

Duke e prezantuar gjendjen për dy javët e para të gushtit Saliu theksoi se deri tani janë regjistruar 103 zjarre prej të cilave 16 zjarre pyjore, ndërsa është përfshirë sipërfaqe prej rreth 1.670 hektarë, kryesisht sipërfaqe me barë të thatë dhe hamullore.

“DMSH-ja rrjedhimisht dhe çdoherë e ndjek gjendjen në gjithë territorin dhe në mënyrë aktive inkuadrohet në ballafaqimin me zjarret e paraqitura me të gjitha potencialet njerëzore dhe mjetet dhe pajisjet materialo teknike. Me rëndësi të posaçme në shuarjen e zjarreve janë tre aeroplanët për shuarje të zjarreve në hapësirë të hapur dhe 30 automjetet zjarrëfikëse të cilët janë sistemuar në shfrytëzim të njësiteve zjarrëfikëse territoriale”, vlerësoi Saliu.

Në kontekst të politikave parandaluese të Drejtorisë ai e përsëriti apelin deri te qytetarët për sjellje të vëmendshme gjatë kalimit në pyje, ndërsa deri te bujqit të mos djegin hamullore, me qëllim që të parandalojnë zjarre.

Për shkak të përmirësimit të kapaciteteve të Drejtorisë dhe të vetëqeverisjeve lokale, posaçërisht për komunat më të vogla, Saliu paralajmëroi se do të kërkojë nga Qeveria furnizim të edhe 50 automjeteve të reja KZ. U nevojitet edhe aeroplan-KZ me dy ulëse me të cilin, krahas ngritjes së efikasitetit, do të mundësohet trajnim i kuadrove për shfrytëzim të këtyre aeroplanëve në Maqedoni dhe kursim të mjeteve për këtë dedikim. Krahas trajnim-qendrës së DMSH-së në Shkup, për përforcim të diturive për ballafaqim me stihitë e zjarreve, kuadro të Drejtorisë do të marrin pjesë edhe trajnimeve ndërkombëtare në Moldavi në fund të gushtit dhe në Slloveni.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *