Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni sot temperatura deri në 40 gradë

Në Maqedoni sot temperatura deri në 40 gradë

25 gusht-Qeveria, përsëri, rekomandoi për shkak të valës së ngrohtë gratë shtatzëna dhe personat e moshuar mbi moshën 60 vjeçare sot dhe nesër të lirohen nga puna, ndërsa punëtorët e ndërtimit të mos kryejnë punë në ambient të hapur në periudhën prej orës 11 deri në orën 16.

Vala e ngrohtë që e kaploi Maqedoninë, sipas meteorologëve, sot do ta arrijë temperaturën maksimum prej 40 gradë Celsius.

Për shkak të motit të nxehtë ekstrem mjekët rekomandojnë që të shmanget qëndrimi në hapësirë të hapur dhe në diell në periudhën prej orës 10 deri në orën 17, sipas mundësisë qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllyra të kondicionuara, të shmangen aktivitetet e rënda fizike, të vishen rroba me ngjyrë të ndritshme dhe të lehta, të mbahen syza mbrojtëse dhe kapelë. Rekomandohet sasia më e vogël e ushqimit, ndërsa më shumë ujë dhe lëngje.

Qeveria, përsëri, rekomandoi për shkak të valës së ngrohtë gratë shtatzëna dhe personat e moshuar mbi moshën 60 vjeçare sot dhe nesër të lirohen nga puna, ndërsa punëtorët e ndërtimit të mos kryejnë punë në ambient të hapur në periudhën prej orës 11 deri në orën 16.

Sipas informacioneve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, sot dhe nesër do të jetë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me temperaturë deri në 40 gradë Celsius

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *